web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mohoi lidhjen me autorin e plagosjes/ Basha del blof, ja faktet që e nxjerrin zbuluar

20 Prill 2021, 08:41, Politikë CNA

Një natë më parë në Kavajë u raportua një plagosje në zyrat e degës së PD atje.

Ende pa u hedhur dritë mbi ngjarjen, kreu i PD Lulzim Basha, nxitoi ta politizonte.

E quajti atentat, akuzoi kryeministrin Edi Rama me argumentin se ka humbur kontrollin.

Është në të drejtën e Lulzim Bashës që të sulmojë kampin tjetër politik, por jo të nxisë përplasje dhe dhunë mes qytetarëve me deklarata si ajo e mbrëmshmja.

Një që i thotë vetes, lider i Opozitës duhet të jetë i përgjegjshëm për atë çfarë deklaron, por Basha nuk është se shquhet për parimor.  Të paktën këtë ka treguar gjatë kohë që është në politikë.

?..është një atentat jo thjesht kundër një përfaqësuesi të Partisë Demokratikë, të Aleancës për Ndryshim, por është një atentat kundër demokracisë, e cila tregon se Edi Rama e ka humbur komplet toruan dhe kontrollin, është një tjetër ngjarje që tregon se e ka humbur kontrollin, sepse si pjesa dërmuese e shqiptarëve e ka kuptuar që në zgjedhjet e 25 Prillit që vijnë pas 5 ditësh siç thatë ju, pas 6 ditësh, ai do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë?, është shprehur Basha mbrëmë.

Në fakt e vërteta ka rezultuar ndryshe, dhe nuk bëhet fjalë për atentat as kundër përfaqësuesve të PD-së dhe as kundër demokracisë.

Pasi autori i dyshuar për plagosjen Ndriçim Jonuzi, i cili është ende në kërkim ka dalë me zë dhe figurë, duke treguar se është pjesë e Partisë Demokratike.

?Lul Basha më ka cilësuar socialist dhe nuk më vjen mirë fare me m?i humb që të gjitha ato sakrifica gjithë jetën time për PD, vetëm me e shrytëzu këtë rast për fushatë.
Të fliste me gjithë të PD-, së vjetër jam apo nuk jam socialist unë. Kam rreziku jetën, kam rreziku kokën. Kam bo shum me tepër sakrifica për PD? ? thotë Jonuzi në një video, publikuar sot në media.

Gjithashtu po në një tjetër video të publikuar sot në media, shfaqet Lulzim Basha, i cili del nga lokali i personit të dyshuar për plagosjen, gjatë  fushatës për zgjedhjet vendore në vitin 2015.

Por, sot Lulzimi hesht nuk del të flasë më për atentate, pasi faktet e nxorën zbuluar.

Por, duke parandjerë humbjen, ai duket se është gati të bëjë gjithçka, të mohojë jo vetëm ata me të cilët është mbështetur, por të mohojë edhe veten.

Ndonjë ditë me të gjitha bëmat që mbart mbi supe, kur të dalë e të thotë, unë nuk jam Lulzim Basha, jam klouni i tij.

Se Bashës, i ka dalë PD nga kontrolli, kjo dihet. Pasi pothuajse në të gjitha qarqet ka përplasje, që ka degjeneruar deri në dhunë fizike.

Kohët e fundit, është shfaqur presidenti Ilir Meta, i cili bën thirrje me çdo kusht për konflikte, incidente dhe përplasje.

Dhe Lulzim Basha po ia mban ison, duke paralajmëruar kështu, se po shkon drejt humbjes me 25 Prill./CNA.al





Lajmet e fundit nga