web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama ironizon Bashën/ "Nuk është lider, thjesht aktron çdo rol që merr përsipër

13 Prill 2021, 20:11, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e opozitës Lulzim Basha, duke theksuar se ai nuk është lider dhe nuk ka për tu bërë asnjëherë sepse nulk ka karakter.

Në një intervistë për emisionin ?Përball? në TVSH Rama tha se Basha zotësinë e vetme ka aktrimin e çdo roli që ai merr përsipër.

?Lulzim Basha nuk është i aftë të bëjë këtë lloj retorike. Basha është i aftë të thotë do shkojmë në revolucion dhe të shkatërroj zgjedhjet dhe që të dalë si një engjëll i shqetësuar dhe tu tregojë qytetarëve se sa i shqetësuar është për jetën e tyre, apo si do ulë çmimin e bukës, sigurimet shoqërore dhe do rrisë pensionet.

Basha është i aftë të aktrojë për çdo rol që merr përsipër. Por kjo nuk është aftësi e një lidershipi. Lideri është karakter i mbrapshtë si Sali Berisha por janë karaktere. Ai ishte një lider dhe është ende në prapaskenë?, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga