web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Bardhoku kishte aftësi të thyente sistemin”/ Artan Hoxha tregon takimin e fundit me të

5 Prill 2021, 21:00, Aktualitet CNA

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për vrasjen e Bardhok Pllanaj mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku theksoi se ai kishte kontaktet e duhura për të thyer sistemin e drejtësisë.

Hoxha tha në emisionin ?Opinion? se Pllanaj nuk ka pasur probleme me grupet e tjera të mëdha në Shkodër, ndësa shtoi se herën e fundit e kishte takuar në Sarandë dhe ishte me duar në xhepa i vetëm.

?Bardhoku aftësia e tij ishte se kishte kontakte e duhura për të thyer sistemin, por ndryshe nga grupet e cakuara tradicionale të Shkodrës, të cilat janë shumë të ashpëra dhe janë shumë më të fuqishme jo se bardhoku po edhe 20 bardhokë brenda të jenë.

E mban mend para 2 vjetësh, ata të ngrinin në ajër jo Bardhokun por perëndinë, janë aq të ashpëra sa që shkoi RENEA dhe u tërhoq. Ky nuk ishte në gjendje të kërcënonte asnjë nga grupet e mëdha në Shkodër, ky kur kishte mundës ta zgjithe, ishte tek paratë, nuk ishte tek konfliktet. Kur e kam takuar për herë të fundit Bardhoku Pllanjën dhe ishte në mes të Sarandës me duar në xhepa tek pullë, nuk njoh asnjë kumbar këtu që lëviz me duar në xhepa?, u shpreh Hoxha./CNA.al





Lajmet e fundit nga