LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Becchetti fitoi në arbitrazh 110 mln €/ Prokurorja Sevdari: Ai është hajdut ndërkombëtar, e di gjithë bota

5 Prill 2021, 18:20, Aktualitet CNA
Becchetti fitoi në arbitrazh 110 mln €/ Prokurorja Sevdari: Ai

Ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e cila ngriti akuzat ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti, ka dhënë një prononcim në MCN lidhur me ceshtjen në fjalë.

Ajo tha se vijon të jetë e bindur se biznesmeni ka konsumuar veprat penale për të cilat është akuzuar në Shqipëri dhe se në këtë përfundim ka dalë pas një pune të madhe.

?Unë vazhdoj të këmbëngul se kam ngritur akuza të drejta! Jam tërësisht e bindur dhe çdo gjë e kam bazuar vetëm në një punë të jashtëzakonshme me shumë përkushtim! Që ai është hajdut ndërkombëtar, e di gjithë bota!?

Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Beçhetin për pastrim parash.

Ndërsa pak ditë më parë, Shqipëria humbi dhe gjyqin në gjykatën e arbitrazhit, duke u detyruar kështu ti paguaj 110 milionë euro biznesmenit italian./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga