LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati në Shkodër/ Anila Hoxha zbardh lidhjen e Bardhok Pllanajt me policinë

5 Prill 2021, 14:41, Aktualitet CNA
Atentati në Shkodër/ Anila Hoxha zbardh lidhjen e Bardhok Pllanajt me

Ditën e djeshme gjatë një atentati të bërë në qytetin e Shkodrës mbeti i vrarë Bardhok Pllanaj, i cili ndryshe njihej ?kumbari? i Shkodrës. Ai ka qenë një emër i njohur për policinë për disa vepra si trafikimin e drogës, pastrimin e parave dhe ndërtimin e një pallati 10 katësh në qendër të qytetit.

Gazetarja Anila Hoxha përmes një postimi ka zbardhur veprat që është akuzuar Pllanaj dhe pafuqinë e policisë për t?i dalë përpara.

Ajo e nis shkrimin me rastin e fundit që i ishte përmendur emri ku ka qenë sulmi me armë ndaj banesës së një polici në Shkodër. Sipas saj kjo çështje ka mbetur pa zbardhur dhe sot e kësaj dite.

Jo vetëm kaq por gazetarja ka vënë në dukje fuqinë që ai kishte përballë uniformave blu.

?Ne te vertete polici i Shqiponjave , u perplas me Pllanajt per nje gjobe. Ne 15 dhjetor kur ai guxoi te vendoste nje gjobe, perpara fytyres ju perplas portreti i nje te paprekshmi. Pllanaj dikujt i thoshte me ze te larte ; cojeni ku te doni, hiqeni prej ketej nuk e dua kete polic ne Shkoder.

Ai i tregoi madje mesazhin ku njeri nder shefat pergjerohej : nuk i kam qit une policet te betohem qe sdi gje. ky version tregohej ato dite ne policine lokale, por mbeten vetem fjale. Nuk jam ne gjendje te them zyrtarisht se cfare ndodhi me policin, por me siguri duhet ta kene zhvendosur ne Akademine e Sigurise per te studiuar pak me teper.

Perplasja per gjoben ndodhi dicka mes datave 15 -16 dhjetor 2020. Sulmi me arme ne date 23 dhjetor . Por policia dhe prokuroria u gjet e papergatitur te zbardhte nese ky incident qe i beri policet e thjeshte te dridhen ne Shkoder,  kishte lidhje me atentatin ne shtepine  e  te afermeve te policit.

Policet u perpeliten neper tryeza duke fjalosur per kohet kur per te ruajtur policin zbritej ne  kryq, pasi sic thoshte njeri nder ta, ai  kishte qene polic qe me kohen e Kolonel Arben Zylyftarit, atehere kur polici ruhej nga krimineli, por jo nga telefonata qe do ti behej prej se larti.

Teksa bandat ndesheshin ne kete qytet me njera tjetren, Pllanaj vijonte biznes e tij , duke ndertuar haptazi ne qytet nje pallat shume katesh. Prej 2013 , disa drejtore policie u nderrruan, dhe ndonese kembengulnin se po zbatonin ligjin, asnjeri prej tyre , as drejtore, zevendes drejtore , shefa te krimit ekonomik nuk e  pane se si po mbinte nje kerpudhe 10 kateshe.

Kjo sylidhje perkonte me kohen kur ne polici cep me cep te Shqiperise perfundonte per ndertim pa leje ne burg dhe ndonjeri qe i kishte levizur tulla e catise. Por Pllanaj shpetoi lehtesisht , dhe hetimi i 2018  per pastrim parash per objektin e sekuestruar  u pushua.

Se cfare e bente Pllanajn te fuqishem , nuk u qartesua as kur nga hetimi per grupin e trafikanteve te Vilunit, te drejtuar nga nje prokuror aktual ne SPAK agjentet nuk munden dot ta hapnin deren e makines se deputetit me te cilin ai po udhëtonte?, ka shkruar Hoxha.

Gjithashtu Hoxha është shprehur se edhe pas përgjimeve një vjeçare të bëra ndaj tij për trafik droge përsëri Bardhok Pllanaj ka dalë i pa lagur.

?Policet raportuan ne ate kohe , se pasi ngriten nje postbllok ne Kamez per ta kapur Pllanajn , deputeti nuk pranoi te hapte deren e makines. Agjentet telefonuan prokurorin mbas 25 minutave perplasje me deputetin , por prokurori nga ana e tij thote se ju kishte thene ne telefon : zbatoni ligjin.

Edhe ne kete rast , megjithe pergjimet nje vjecare per kete trafik droge me skafe nga Velipoja, Pllanaj  doli i palagur , pavaresisht se ne ate kohe raportohej per emra potenciale me te cilet 46 vjecari komunikonte.

Me nofken Kumbari, per qytetaret e Shkodres nuk donte shume hetim te thelluar te kuptohej se dicka perfaqesonte ky shtetas, perderisa nje lokal ne kete qytet nuk u arrit te mbyllej as gjate pandemise.

Per ata qe njohin krimin ne Shkoder , vrasja e tij ne Dobrac konsiderohet si nje nga ngjarjet me te rendesishme kriminale pas egzekutimit te Edmir Kocise, ndodhur ne 2012?, ka shkruar Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga