web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në Kamëz/ Plagosen tre të mitur, dërgohen me urgjencë në spital

5 Prill 2021, 14:02, Kronika CNA

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Kamëz.

Mësohet se si pasojë e përplasjes së dy automjetëve kanë mbetur të plagosur tre të mitur.

Policia bën me dije se nga vendngjarja një prej mjeteve ka dalë nga rruga si pasoje e përplasjes duke aksidentuar tre të miturit.

Menjëherë, të aksidentuarit janë transportuar drejt spitalit për të marr shërbimin mjekësor, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Forcat policore ndodhen në vendngjarje, teksa ka nisur hetimi për zbardhjen e këtij aksidenti.

?Më datë 05.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz,  janë përfshirë në aksident ? mjeti me drejtues Xh. Xh., me mjetin me drejtues K. B. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues K. B., ka dalë nga rruga duke dëmtuar 3 fëmijë të mitur, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Më datë 05.04.2021, rreth orës 14:50, në Valias i Ri, në rrugën ?Jupiteri?, ka rënë zjarr në katin e dytë të baneses së shtetasit G. S., ku ka vetëm dëme materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes?, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga