“Nuk duhet të jem aty”/ Berisha: Prania ime dëmton fibrën më të fuqishme të protestës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Nga Nevila Dervishi
Shqipëria vijon të jetë vend prodhues dhe trafikues i tonelatave të drogës së llojit kanabis, drejt Italisë dhe Europës.
Grupet kriminale shqiptare kanë sukses sepse mbështeten tek bashkatdhetarët që janë vendosur në shtete të ndryshme.
Ky sukses bëhet edhe më i madh pasi ata nuk prekin veprimtarinë e grupeve të tjera. Për investimet e Ndranghetës në Shqipëri do të ketë zhvillime të reja?
Këto dhe të tjera i pohon në një intervistë ekskluzive për ?ABC? Drejtorja e Hetimit të Antimafias italiane, Lorena di Galante.
Gruaja e parë e zgjedhur në krye të kësaj Drejtorie të rëndësishme të investigimit Antimafia, rrëfen krimin e organizuar shqiptar në vendin në Itali, lidhjet me Shqipërinë, fuqinë e tij, organizmin dhe përpjekjet për pastrimin e parave.
?Ne duhet të pranojmë botërisht që ka një prodhim më të pakët të kanabisit në Shqipëri. Gjatë këtij viti në Itali që janë 911 kg, që është periudha më rekord në të gjithë historinë e kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri, tregon që nivelet e kultivimit janë minore?, është shprehur në tetor të vitit 2020 drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.
Por përkundër deklarimit të policisë shqiptare, zyrtarja italiane jep një shifër disa herë më të madhe.
?Vitin e fundit ne kemi sekuestruar më tepër se 3 ton e gjysmë të substancave narkotike me një vlerë gati 4 milion euro dhe kjo ka qenë një situatë konstante. Shpresoj që bashkëpunimi i vazhdueshëm të na lejojë që më në fund të themi që ka rënie të transportit të drogës?, thotë jo.
Tashmë ekspertët italianë të Antimafias kanë një panoramë të qartë se si këto grupe kanë arritur të shpërndahen në shtete të ndryshme duke u futur me sukses në tregun europian të narkotikëve.
?Nga të dhënat hetimore që ne kemi, aktiviteti kriminal është i përqendruar në zonën e Pulias. Në realitet të dhënat hetimore kanë evidentuar një copëzim të aktivitetit kriminal, si në veri të Italisë, si në jug, në ekuilibër këto edhe me organizata të tjera kriminale?, shprehet ajo.
Suksesi i grupeve shqiptare të krimit të organizuar duket është vlerësuar me kujdes nga Antimafia italiane.
?Karakteristikat që ne kemi vënë re, është sigurisht fleksibiliteti, në kuptimin që sapo arrijnë të kontaktojnë me organizatat shqiptare, arrijnë të gjejnë ekuilibër dhe të kenë një rol të vendosur që nuk bezdis asnjë grup tjetër. Po e sqaroj më tej. Organizatat kriminale shqiptare importojnë drogën nga shumë vende të tjera dhe pasi e sjellin, lidhen me celulat shqiptare për të realizuar shpërndarjen e substancës. Parapëlqejnë të përdorin modelin shqiptar të organizatës kriminale. Emigracioni dhe vendosja e tyre në shumë territore të tjera u lejon të zhvillojnë aktivitetin e tyre përmes bashkëatdhetarëve për disa lloj trafiqesh?.
Shefja e hetimit të Antimafias flet me tone pozitive për bashkëpunimin me kolegët shqiptarë. Sipas saj këmbimi i informacioneve ka qenë një nga arsyet e suksesit.
?Kemi ndërtuar skuadra të përbashkëta investigimi, kështu që bashkëpunimi ndërkombëtar dhe shkëmbimi i informacioneve mes Shqipërisë dhe Italisë ka qenë çelësi që hetimi të kuptojë si funksionojnë këto organizata kriminale?, tregon më tej shefja e hetimit të Antimafia.
Di Galante tregon se bashkëpunimi mes dy vendeve është konkluduar së fundmi edhe me nënshkrimin e një protokolli operativ. Ky protokoll zëvendësoi atë të vitit 2012.
?Shqipëria dhe Italia kanë krijuar një projekt bashkëpunimi ndërkombëtar. Kohët e fundit, në muajin shkurt, është firmosur një protokoll operativ mes dy vendeve për sa i përket kontrollit dhe survejimit ajror. Besoj që ky bashkëpunim është efikas si në vendin tonë ashtu edhe në territorit shqiptar. Krijimi i SPAK është një mundësi e mirë, ky institucion operon sipas modelit italian. Besoj që rruga e duhur për të zbuluar krimin e organizuar është të targetohen pasuritë e paluajtshme?, thekson ajo.
Një nga shembujt më të mirë të funksionimit të marrëveshjeve mes strukturave të drejtësisë së dy vendeve, sipas Drejtores Di Galante, ishte operacioni i koduar ?KULMI?, i zhvilluar në qershor 2020.
?Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me kolegët shqiptarë. Kemi bërë një operacion qershorin e kaluar, shumë të rëndësishëm, i emërtuar ?Kulmi?. Ka qenë një operacion i rëndësishëm i skuadrave tona hetimore. Ne kemi ardhur në Shqipëri dhe hetuesit shqiptarë kanë ardhur në Ital, për zhvillimin e hetimeve. Edhe prokurorët e çështjes, shkëmbyen aktivitetin e tyre si në Shqipëri dhe në Itali, duke arritur një rezultat shumë të mirë, ndaj besoj që ky bashkëpunim mes nesh është i shkëlqyer. Hetimet e përbashkëta mundësuan që të provohet se grupi kriminal kishte investuar në territorin shqiptar në pasuri të paluajtshme?.
Sa i përket lidhjeve të mafias italiane me Shqipërinë, duke pasur si reference operacionin e fundit ?BASSO PROFILO?, ku në përgjime e DIA-s flitej për penetrim të Ndranghetës në Shqipëri, sidomos në sektorin e ndërtimeve, Drejtorja e investigimit të Antimafias foli me rezerva.
?Sa i përket Ndranghetas, ka pasur hetime të cilat vazhdojnë, dhe shpresoj që shumë shpejt do të kemi rezultate?, sqaron më tej Di Galante.
Rreziku i penetrimit të parave të grupeve kriminale apo edhe të Mafias në Shqipëri është evidentuar edhe në raportin e DIA-s, përkatësisht Drejtorisë së Antimafias, publikuar pak javë më parë, ku thuhet se të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal po investohen në pasuri të paluajtshme.
Përfundimisht, shpresat për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë, i ngarkohen strukturave të reja të drejtësisë shqiptare, si është Struktura e Posaçme Antikorrupsion, apo SPAK.
Këtë thotë edhe Drejtorja Di Galante, këtë vë në dukje, me nota dyzimi, edhe raporti i sapo publikuar i Departamentit Amerikan në Shtetit, që thotë se ka evidentuar përparim të kufizuar në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri./abc news
Ka rënë në prangat e policisë një 34 vjeçar, i cili ishte sh...
Një 29-vjeçar palestinez me iniciale A.D është arrestuar në ...
Policia e Sarandës ka arrestuar 31-vjeçarin E. S., i cili u ...
Policia e shtteit ka vijuar operacionin e koduar ‘Kameleonët...
CNA.al.publikoi dy ditë më parë një video, ku Ervis Zholi, d...
Ditën e djeshme është finalizuar operacioni ‘Mersim’ , ku k...
Një person ka humbur jetën brenda në një urban të linjës “Qe...
Forcat e policisë në kuadër të kontrollet për parandalimin d...
Gazetari Artan Hoxh aka komentuar ngjarjen e ndodhur ditën e...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaje...
Policia e Shtetit në bashkëpunim me FNSH dhe RENEA kanë arre...
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ardia...
Policia e Tiranës ka zhvilluar sot një operacion, në bashkëp...
Në kuadër të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen ...
Forcat e Policisë në Lushnje kanë zbuluar një rast i tentati...
Policia ka sekuestruar në një kontejner me banane në Portin ...
Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për para...
I akuzuari si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Shkëlz...
Një sherr mes disa të miturve është regjistruar pak minuta m...
Prokurori i Elbasanit, Ritvan Sukaj është marrë në mbrojtje ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...