web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI nuk mbështetet nga qytetarët/ Mëhilli: Nuk është më parti pragmatiste, s’ka pushtet

2 Prill 2021, 14:52, Politikë CNA

Ekspertja e Komunikimit Erla Mëhilli ka komentuar sondazhet që u publikuan ditën e djeshme nga Euronews Albania, për qarkun e Elbasanit dhe të Fierit, nga ku dilte që PD kishte rritje krahasuar me vitin 2017, ndërsa LSI ulje duke përfunduar në zero mandate.

Për këtë rënie të LSI, Mëhilli shprehet se ka ardhur si rezultat i mospasjes së pushtetit, në krahasim me vitet 2013-2017, duke theksuar se rënie të ndjeshme do të ketë edhe në qarkun e Tiranës, ku mund të marrë vetëm dy mandate.

Për eksperten e komunikimit, rënia e mandateve të LSI mund të jenë në favor të PD për të siguruar një rezultat më të mirë se ai i zgjedhjeve të kaluara.

?Sondazhi kishte të bënte dhe me Elbasanin dhe me Fierin dhe zonja Kryemadhi kandidon tek të dyja këto qarqe. LSI ka pasur 2 mandate në Elbasan dhe dy në Fier në vitin 2017. Lënia e LSI ka të bëjë me atë që iu thashë edhe herën që shkoi, pra LSI nuk është më në kushte pragmatizmi, pra nuk shihet më si një parti në pushtet siç ka qenë në vitin 2013 dhe 2017. Kjo shpjegon një farë rënie, plus edhe ikjen e faktorëve.

PD ka pësuar një rritje në Elbasan me gati 10%, ku nga 3 deputetë që ka marrë në zgjedhjet e 2017 tani mund të marrë edhe 6 mandate. PD në ditën e saj më të mirë ka pasur rezultat 7 me 7 me PS në vitin 2009 dhe nuk është çudi që edhe ta kapin mandatin e 7 nëse LSI nuk arrin të kapë asnjë mandat.

Rënia e LSI që nga dy mandate të përfundojë në zero në të dyja këto qarqe, por edhe për Tiranën, ku nga 5 mandate që kishte në 2017 sipas sondazhit del me dy mandate tregon që do ketë një rënie në të gjitha qarqet?, tha Mëhilli për “Euronews Albania”./CNA.al





Lajmet e fundit nga