web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos/ Patozi: Ka vlera të mëdha, u përpoq të shuajë zjarret politike

29 Mars 2021, 19:24, Politikë CNA

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka folur për deputetin socialist,  Bashkim Fino i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm si pasojë e Covid-19. Patozi u shpreh se ai kishte vlera të mëdha dhe për këtë asrye është vlerësuar sot edhe nga kundërshtarët.

?Bashkimi e mbylli ashtu siç e nisi. Ai është një figurë përbashkuese një person që u përploq në këtë sherrmajën e egër të politikës. U përpoq të bëjë detyrën e tij për të shuar zjarret.

Kjo është vlera e tij që e bën të jetë i vlerësuar edhe nga kundërshtarët. Është rritur përqëndrimi  vetëm tek  një individ dhe të tjerët janë zbehur me apo pa dëshirë?, u shpreh për Real Story Patozi./CNA.al





Lajmet e fundit nga