Dita e dytë e vaksinimit masiv/ Tomini: Do të vazhdojmë me të njëjtat ritme
Në ditën e dytë të vaksinimit masiv në të gjithë vendin, zv ...
Endrit Brahimllari lideri shpirtëror i Berti Qerosit në Korçë, së fundmi ka filluar të sulmojë ashpër bizneset.
Brahimllari, ka shkuar në Maliq dhe ka sulmuar një investim me miliona euro, në një zonë që mbart problematika të mëdha sociale.
Me paturpërsi, ai del kundër zhvillimit dhe ringjalljes së një prej fabrikave më të braktisura të 30 viteve të fundit, të rrënuara dhe të keqshfrytëzuara nga pushteti i Ilir Metës dhe i çdo partie në këto 30 vite tranzicion.
Prej gati dy vjetësh është studiuar një projekt ambicioz në zonën e Maliqit , nga investitori privat Gjergj Luca, i cili ashtu si në Labinot, në Gramsh, apo Prrenjas, po kërkon të ketë një fabrikë përpunimi, të cilën kërkon ta ndërtojë në një nga ikonat e industrisë së djeshme të kohës së diktaturës e që është kthyer në një gërmadhë.
Bëhet fjalë për disa kapanone rrënoja, të cilat po merren për të ndërtuar një fabrikë përpunimi, ku do të punësoheshin fillimisht 400 -500 persona për të shkuar më pas tek 1400 -1500 në përfundim të projektit.
Ky projekt ka të bëjë me përpunimin e produkteve të peshkut, si açukja, karkalecat e të tjerë, të cilat eksportohen në vendet e Bashkimit Evropian.
Avantazhi që ka zona e Maliqit janë temperaturat e ulta për një periudhë më të gjatë vjetore, të cilat i japin mundësi, ruajtjes dhe përpunimit të këtyre produkteve.
Nga ana tjetër, projekti ambicioz, ka të bëjë me disa porta në lumin e Devollit, të cilat janë në hyrje të fabrikës në qytetin e Maliqit.
Me rregullimin e tyre, do të krijohet një shtrat lumi i lundrueshëm, ku sipas të njëjtit projekt të biznesmenit Gjergj Luca, vendosja e gondolave, do të çonte në zhvillimin e turizmit, pasi do të hapet një restorant si ?Mensa e Kooperativës” në Labinot, pikërisht në qendër të fabrikës në Maliq, ku me gondola mund të vizitohej pylli i fazanëve.
Falë këtij projekti, e gjithë zona do të kthehej në një atraksion turistik, gjë që do të sillte më shumë turistë në zonën e Maliqit dhe të Korçës.
Pra, përveç punësimit të 1500 personave, në kulmin e ngarkesës së përpunimit do të kishte edhe një zhvillim të madh të turizmit.
Të gjitha këto do t’i jepnin mundësi të madhe zhvillimi Maliqit si njësi administrative, Bashkisë vetë, por edhe resurseve që ofron zona, si pylli i fazanëve e të tjera si këto, duke qenë se në të njëjtën zonë ka edhe flukse të tjera turistike ende të pashfrytëzuara.
Punësimi dhe ngritja e infrastrukturës si dhe zhvillimi i turizmit në disa zona të Bashkisë së Maliqit do të sillnin mjaf të ardhura, por edhe punësime.
Pra, është një zinxhir i gjatë që merr jetë falë këtij projekti, duke filluar me punësimin, turizmin, shërbime të tjera por edhe taksat që do të vilte Bashkia.
Për të gjitha këto, del lideri shpirtëror i Berti Qerosit, Endrit Brahimllari, një megafon i prishur politik që kundërshton një investim miliona euro, jo vetëm nga ana e biznesit por miliona euro përfitim për banorët e Maliqit dhe të gjithë fermerët e zonës, të cilët produktet e tyre do t’i fusnin në funksion të këtij investimi.
Në atë zonë, ende mund të gjesh produkte bio nga duart e arta të banorëve, por përballë ka edhe figura të tilla si Endrit Brahimllari, që janë mësuar të marrin rrogë pa shkuar në punë, që bën politikë duke sulmuar biznesin në vend që të paktën të gjente kurajon të falënderonte dhe të ishte në krah të biznesit.
Por mesa duket politika e çizmes së Monës dhe Ilir floririt nuk shikojnë dot biznesin që vihet në funksion të qytetarëve, por e do zhvillimin në interesin e xhepave të tyre.
Ndoshta, Endrit Brahimllari kërkon që me gojën e tij prej grabitqari ta ketë peng biznesin dhe ta shfrytëzojë për të marrë para apo për t’i kërkuar vota, por në fakt grabitqarët në politikë në fund dështojnë, sepse janë qytetarët që vlerësojnë kush është e ardhmja.
Është hapja e vendeve të punës, investimi dhe zhvillimi apo të merresh me liderin shpërtëror të Berti Qerosit, njeri që nuk i përket as qytetarisë korçare, as përfaqësimit të banorëv të Maliqit, por as të zonës së Korçës.
Është thjesht një karagjoz dhe grabitqar që sulmon biznesin dhe del kundër interesave të qytetarëve dhe kundër investimit që bëhen nga bizneseve ku në fund përfitues janë qytetarët./CNA.al
Në ditën e dytë të vaksinimit masiv në të gjithë vendin, zv ...
Është përciellë drejt banesës së fundit trupi i pajetë i dep...
Kanë përfunduar homazhet në Pallatin e Kongreseve dhe po nis...
Zbardhen emrat që Kolegji Zgjedhor hoqi nga listat e kandida...
Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topallit ka qenë...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pasi...
Siç duket Ervin Salianji nuk di të ndajë të gabuarën nga e d...
Kandidati i LSI-së në Korçë, Endrit Brahimllari, është çmend...
Kolegji Zgjedhor rrëzon vendimin e KAS dhe lë fuqi vendimin ...
Përplasjet në degën e PD-së në Korçë vazhdojnë të thellohen....
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bashkë me bashkëshor...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka dalë më një apel të fortë...
Mes artistëve kandidati i Bindjes Denokratike për deputet në...
Ish-kryeministri i Partisë së parë Demokratike dhe një nga t...
Në një kohë kur na ndajnë më pak se një muaj nga zgjedhjet e...
Sot kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me familjarët e...
Xhaxhai i të ndjerit Arian Sala, i cili u gjet i pajetë në a...
Mesditën e sotme është mbajtur homazhi për nder të ish-kryem...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka shprehur ngushëllimet për ndarj...
Kolegji Zgjedhor ka marrë nën shqyrtim padinë e parë që lidh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...