web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëdhënia me ish-Kryeministrin/ Çfarë e lidh biznesmenin Gjergj Luca me Sali Berishën

28 Mars 2021, 14:04, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, në rrjete sociale ka lëshuar akuza dhe kërcënime, ndaj biznesmenit Gjergj Luca, që me vendosjen e fotove në fasadën e godinës së tij dhe deri tek rasti i fundit me kandidatin për deputet të Elbasanit, Luçiano Boçi.

Pavarësisht të gjithave biznesmeni Luca, i ka uruar shëndet Berishës dhe familjes së tij, duke përcjellë kështu një gjest qytetarie.

?I vetmi njeri që s?kam folur dhe s?kam për të folur dhe i uroj shëndet atij dhe familjes së tij është ai. Për një motiv shumë të thjeshtë.

Për arsye se im atë ka ndërruar jetë shpejt. Dhe ka ndërruar jetë me fjalët që Saliu është idealist, është njeri i mirë. Saliu ka ardh nga malësia siç ka ardh ytë atë me një etje shumë të madhe për librin, me një etje shumë të madhe për mësimin për të ecur përpara.Dhe unë nuk e kam babën, iku shpejt që ta pys a vazhdon akoma ta kesh atë mendim?, është shprehur Luca.

Biznesmeni tregon më tej, se në kohën e Berishës, nuk ka pasur shqetësime prej tij, dhe se kurrë nuk do të flaës kundër tij, siç thotë ai,- ?nuk do të përshtyjë mbi varrin e babës?.

?Megjithëse, në kohë të tij unë nuk kam vuajtur prej tij sepse ka pasur mardhënie të mirë me tim atë. Po kam vujt nga qenve të tij, që unë mund të kem thënë ndonjë fjalë me nervozizëm dhe ata më kanë coptu. Dhe kurrë sa ti bi dielli tokës nuk përshty mbi varrin e babës tim?, është shprehur biznesmeni Gjergj Luca në Histori Shqiptare./CNA.al





Lajmet e fundit nga