web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ilir Daja shpërthen ndaj Bujar Pregjës: Kush do ta mbrojë Partizanin e lojtarët?

18 Mars 2021, 07:46, Sport CNA

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, e ka cilësuar të pakuptimtë moviolën që Bujar Pregja, specialist gjykimi në Sektorin e Arbitrimit në FSHF, ka bërë për rastet e Laçi-Partizani. Sipas ish-gjyqtarit, kishte vetëm një penallti të padhënë por të kuqtë, por trajneri e ka cilësuar në ndërhyrjen e tij në emisionin ?Skaner? në MCN TV si shqetësues një mendim të tillë, sidomos kur shihen pamjet me përsëritje me qetësi shuam orë më vonë. Sipas tij, tashmë vihej në dyshim vazhdimësia e rregullit në futbollin shqiptar kur edhe specialistët tentonin të legjitimonin veprime të gabuara.

?Tentova edhe unë të ndërhyja sepse mbaron ndeshja dhe je i dyzuar për disa momente, edhe pse penalltitë Çinarit dhe Muratajt i kam parë në lojë. Dhe i legjitimon tani zoti Pregja një veprim që shihet disa herë del e thotë ?ka një farë kontakti?. Dhe unë do them duke prishur pak fjalorin ?e përplasi si qen?. Dhe është i njëjti lojtar me Muratajn që ka drejtime të ndryshme e nuk interesohet fare as për top e as për gjë.

Ai është kontakt që vetëm Pregja mund ta thotë ?një farë kontakti?. Nuk më intereson si e trajton moviolën, problemi që ngre unë, se nuk merrem me arbitrat me lojtarë dhe kur me gjakftohtësi shihen sekuencat e dëgjoj edhe përmbledhjen e ?SuperSport? që thotë momenti i dyshimtë, atëherë ngre pyetjen. Unë me lojtarët e mi nuk kërkoj të krijoj alibi, nëse e bëri me dashje arbitri apo jo.

Por kur pas 3-4 orësh shoh në stacion edhe një specialist gjykimi që nuk e di se çfarë do të thotë sot, dhe kur e sheh nga disa pamje dhe thotë ?ka një farë kontakti?, atëherë kush do të mbrojë lojtarët jo vetëm të Partizanit, por të gjithë futbollit ndaj një situate të tillë. Nëse një specialist merr kurajën që pas 5 orësh ta thotë, nuk e ka ndjesinë.

Kjo më shqetëson, se kemi bërë maksimumin për t?u kualifikuar. I kam thënë djemve mbani kokën lart se keni bërë çdo gjë. Por kur një specialist e sheh e thotë ?këtu ka një farë kontakti por ndoshta edhe jepet, edh enuk jepet??

(I drejtohet Pregjës) Ju, kur keni arbitruar vetë, keni qenë shumë të dyshimtë dhe tani jeni vënë për të gjykuar të tjerët.

Duhet të ndajmë gjërat. Pas ndeshjes nuk e kam prekur fare gjykimin, problemi nuk është ky, problemi është që mbasi shihen e trajtohen në disa pozicione. Kush do ta mbrojë ekipin e Partizanit në këtë rast kur edhe një specialist i padiskutueshëm si Pregja, thotë është i dyshimtë, këtë shqetësim kam.

Nuk e kthejmë dot eliminimin, nuk krijojmë alibi që u bë kjo e kjo, por problemi është që kush do të bëjë drejtësi derisa një specialist thotë me 50% edhe jepet, edhe nuk jepet. Ky është shqetësim më i madh se ai nëse e ka dhënë apo jo. Kjo mund të bëhet precedent, për të kompromentuar edhe vazhdimësinë. Nëse e bardha është e bardhë dhe e zeza është e zezë, duhet thënë edhe në vazhdimësi. Ne kemi luajtur 120 minuta dhe ti legjitimon një gjë që nuk është e vërtetë?, tha Daja.





Lajmet e fundit nga