web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tronditet Interi, Handanoviç humb sfidën e radhës. Ja arsyeja

17 Mars 2021, 18:38, Sport CNA

Telashe të mëdhaja për Interin! Pas mbrojtësit Dambrozio një tjetër lojtar është infektuar me COVID-19.

Ai është gjigandi i portës, Samir Handanoviç. Ky infektim ka ardhur në momentin më të mirë të Interit, teksa kryesonin dhe kampionatin në vendin e parë me 9 pikë diferencë larg Milanit të vendit të dytë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi zikaltër nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në ?Twitter?. Slloveni pritet të mungojë në sfidën e fundjavës ndaj Sasuolos, teksa vendin e tij do e zërë Padeli. Handanoviç tashmë mësohet se është karantinuar në shtëpinë e tij.





Lajmet e fundit nga