web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjekmarkaj degjeneron Ramën pas sulmeve/ “S’ke mbajtur dot një grua më shumë se 4 vjet, jo më pushtetin 12”

15 Mars 2021, 16:48, Politikë CNA

Kandidati i PD në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama i cili ironizoi këtë të fundit dhe Mark Markun.

Me tone të ashpra Gjekmarkaj thekson se Rama nuk ka mbajtur një grua më shumë se 4 vjet, jo më të mbajë pushtetin 12 vjet.

“Erdhi duke rendur e dihatur si i marri , na sulmoi ne shtepine tone Edi Rama mua dhe Mark Markun a thua se na impresionojne batutat e lodhura te nje genjeshtari bulist !

Rren kur flet , rren kur hesht , rren kur eshte i gezuar , rren kur eshte i merzitur por sot tha nje te vertete! Ja kemi kundershtuar ligjin e ndyre te arsimit te larte , sa kemi mundur , me argumente e force sepse eshte nje ligj totalitar, ideologjik qe synon vendosjen e Universiteteve nen tutele partiet qe pedagoget i do per komisare e punetore propagande!

Do ja rrezojne ne ditet e para te Qeverise Basha , do e bejme siç duhet , bashkekohore , me universitetet ze i pare , jo per t?ja dorezuar Universitetet Partise por Shqiperise, studentve dhe pedagogve te saj , per ti ngritur ato ku i kerkon koha , ne rang europian !

Te paditurin e bezdisin , pedagoget , arrogantin e trazojne krenaret e qendrestaret, sundimtarin e rrezojne njerzit e lire ! Kjo e fundit do ti ndodhe Ashikut te të gjitha veseve me 25 Prill ! Edi Rama nuk ka mbajtur nje grua me shume se kater vjet jo me te mbaje pushtetin 12 vjet ! Edi Rama ik fshihu nga fitorja e Shqiperise! Ajo po vjen o i paudhe dhe do te zere nen vete siç e meriton nje birbo e teveqel i bllokut !”/CNA.al





Lajmet e fundit nga