“Do të jetë vepra më e madhe e mandatit tonë”/ Rama nuk ndal premtimet nga Lezha
Në një deklaratë për mediat nga qyteti i Lezhës, Kryeministr...
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur përpara mediave duke hedhur akuza të rënda për Kryeministrin Edi Rama.
Pas përplasjes që ndodhi ditën e djeshme në Elbasan midis militantëve të PS dhe PD, Bardhi ka deklaruar se Rama ishte i shoqëruar nga banditët dhe se i mbron ata politikisht.
Ndër të tjera Bardhi u shpreh se ka zbardhur emrat e banditëve që shkaktuan përplasjen në Elbasan, dhe pse kanë kaluar 24 orë nga ngjarja prokuroria nuk ka asnjë të arrestuar.
“Kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e djeshme, ku banditë me rekorde kriminale që ishin shputa e Edi Ramës, dhunuan dhe kërcënuan qytetarët e Elbasanit dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, që ishin në shesh për të festuar Ditën e Verës me Kryetarin e Opozitës.
Kemi publikuar foto dhe video. Dhjetëra dëshmitarë kanë parë ato portrete që ishin edhe eskorta e kryeministrit, edhe skalioni i dhunës ndaj qytetarëve.
Gjithë Shqipëria e ka mësuar ngjarjen e shëmtuar, miqtë tanë ndërkombëtarë po ashtu.
Vetëm Edi Rama nuk reagon, dhe as i deleguari i tij politik tek bandat, Taulant Balla.
Ndërkohë, Drejtoria e Policisë së Elbasanit, dhe Prokuroria e Elbasanit, kanë nisur të shkelin ligjin haptazi, duke mos ndërmarrë asnjë veprim.
Pse nuk ka një komunikim nga Policia, përse nuk ka transparencë se cilat janë hapat që kanë ndërmarrë dje. Jua them unë: Nuk kanë në burg asnjë prej agresorëve, asnjë.
Pse nuk distancohet Edi Rama nga banditët që dje ishin rojet e tij personal dhe vendosën në rrezik të armatosur sigurinë e qytetarëve.
Eksponetët e krimit të organizuar që ushtruan dhunë në bulevard janë identifikuar dhe ato janë:
1. Pjerin Xhuvani
2. Kelmend Xhaferri, me precedent penal, i përshfirë në ngjarjen e goditjes së postobllokut tek Tregu Ushqimor
3. Nino (emri)
4. Marsel Rrokaj
5. Eris Skilja
6. Ernaldo Metaj
7. Gezim Rusi
Ne nuk kemi asnjë iluzion, se Policia do të mund të arrestojë shoqëruesit personalë të Edi Ramës. Ata kanë mbrojtjen politike të tij, dhe kanë në dispozicion në Elbasan, të deleguarin politik për bandat, Taulant Ballën.
Edi Rama e di shumë mirë se me 25 prill, do të humbë zgjedhjet, edhe këtu në Elbasan, si kudo tjetër. Nga dëshpërimi i humbjes Edi Rama ka nxjerr në fushë ekipin e tij të vërtetë, që janë bandat e krimit të organizuar.
Ne do ta mundim në çdo rast. Dhe do ta mundim thellë. Qytetarët e Elbasanit nuk do të shantazhohen dot nga banditët e Ramës.
Qytetarët e Elbasanit duan ndryshimin, duan punë, duan siguri. Me 25 Prill, ne bashkë me banorët e mrekullueshëm të Elbasanit do të sjellim ndryshim dhe shpresë.
Por sot duam t?i bëj të qartë, Edi Ramës, Taulant Ballës, banditëve që i rrethojnë, si dhe drejtorit të Policisë dhe Prokurorit të rrethit.
Kjo që ka ndodhur këto 24 orë në Elbasan nuk është një lojë. Eshtë çështje serioze e zbatimit të ligjit. Dhe shkelja e ligjit, favorizimi i bandave, nënshtrimi ndaj Taulant Ballës, ka afat edhe 41 ditë. Fiksojeni mirë: 41 ditë!
Unë, ekipi ynë dhe Partia Demokratike kemi qenë dhe do të mbetemi deri në fund të distancuar nga krimi i organizuar. Por jemi të vendosur të përballemi edhe me krimin e organizuar, nëse kjo është në funksion të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Nëse Edi Rama ka menduar se do fitojë zgjedhjet me krimin e organizuar, që po i përdor për të friksuar dhe shantazhuar qytetarët këto 24 orë, po i njoftoj se i ka bërë llogaritë gabim. Ju siguroj se do të përgjigjen të gjithë, për gjithçka, me çdo mjet dhe me çdo formë”, u shpreh Bardhi./CNA.al
Në një deklaratë për mediat nga qyteti i Lezhës, Kryeministr...
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka zhvilluar so...
Ditën e djeshme kryetari i opozitës Lulzim Basha ishte në El...
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga u shfaq sot krah kryebashkiakut t...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj nëpërmjet një posti...
Me një mesazh në rrjetet sociale Presidenti Ilir Meta ka kuj...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka kujtuar sot me një mesazh...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i përgjigjet deklara...
Zëdhënësja e fushatës Floriana Garo, në një deklaratë për sh...
Ilir Meta, Presidenti që nuk është më president, sa vjen edh...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur lajthitjes mendore ...
Në një postim në rretet sociale, kreu i Partisë Demokrat...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e FRD-së dhe kon...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mallte...
Presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarët nëse do të n...
Gjatë konferencës për media Presidenti Ilir Meta është shpre...
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është kundërpërgjigjur kry...
Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp me gazetarë...
Shkrimtarja Flutura Açka, kandidate e PD në Elbasan, tha për...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përkrah ish depu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...