web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Do i kthejmë dinjitetin shqiptarëve"/ Idrizi prezanton kanidadatët në Durrës, Vlorë dhe Fier

15 Mars 2021, 16:20, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka prezantuar ditën e sotme kandidatët për deputet Durrës, Vlorë dhe Fier në zgjedhjet e 25 prillit.

Idrizi ndalesën e parë e bëri në Vlorë prezantoi kandidatin për deputet, Gëzim Ademaj.

?Ne jemi të gjithë nën Një Flamur për t?u bërë pjesë e ndryshimit më 25 prill. Asnjë individ nuk mund ta bëjë ÇAMËRINË MAVI!?, u shpreh Idrizi, duke kërkuar maksimalizimin e votave për përfaqësuesin e komunitetit Çam në qarkun e Vlorës, Gëzim Ademaj.
Gjatë fjalës së tij, Idrizi i ktheu kryeministrit Edi Rama i cili e ka akuzuar, këtë të fundit si shumë të lidhur me përfaqësimin e çamëve. Ai tha Rama braktisi dhe la në harresë komunitetin çam, dhe shumë lagje të Vlorës ku banojnë çamët. tha Idrizi

Kjo situatë, sipas Idrizit do të ndryshojë pas 25 prillit ku do të marrë fund edhe diskriminimi i komunitetit çam.

Kreu i PDIU-së ka folur edhe për koalicionit me Partinë Demokratike,ku tha se pika më e rëndësishme e këtij koalicioni është zgjidhja juridike e çështjes çame.

?Pika më e rëndësishme e marrëveshjes me Partinë Demokratike është pikërisht zgjidhja juridike e Çështjes Çame. Kjo çështje do t?i bëjë mirë politikës shqiptare, institucioneve të shtetit shqiptar, sepse pretendimet e Greqisë, nuk mbarojnë as me varrezat, as me 12 miljet, as me ligjin për minoritetet, as me censusin e ardhshëm?, tha Idrizi.

Pas Vlorës, ndalesa e radhës ishte qyteti i Fierit, ku Idrizi prezantoi kandidatin për deputet, Nustret Avdullai.
Kreu i PDIU-së garantoi se pas zgjedhjeve të 25 prillit se forca e tij politike që ai kryeson nuk do të bëhet ?patericë? e Edi Ramës.
Idrizi u shpreh se dinjiteti dhe qytetaria fierake do të dalin në mbrojtje të kauzës Çame një detyrim madhor kombëtar , sipas tij, i nëpërkëmbur nga idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë.

Ai theksoi se pjesë e rëndësishme e programit elektoral të PDIU-së është edhe forcimi ekonomik.

?Ne jemi partia që aspiron për bashkim kombëtar, tashmë jo si retorikë, sepse ne mendojmë që Shqipëria ka nevojë që me Kosovën të ketë ?commonëealth? ekonomik të shqiptarëve dhe jo atë lojën e Vuçiç me Ramën, por për të bërë Schengenin kuqezi, për të krijuar një treg prej 5 mln shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës?. ?Ne do heqim traun aty që i është vendosur shqiptarëve?, tha Idrizi

Shpëtim Idrizi zhvilloi edhe një takim në Durrës ku prezantoi kandidatin Florian Tahiri. Idrizi u shpreh i bindur se më 25 prill komuniteti çam dhe qytetarët e Durrësit do të mbështesin Tahirin.

?Sot nuk ka shqiptar që të mos ndihet i fyer kur kryeministri në ikje kërkon ta heqë Çamërinë nga librat e historisë dhe ta barazojë atë me termin Vorio-Epir, siç e kërkon pala greke. PDIU-ja është zëri i çështjes Çame, ndaj ka ardhur koha që shqiptarët e Çamërisë të marrin në dorë fatet e tyre, duke u bashkuar të gjithë rreth PDIU-së dhe kauzës që ajo përfaqëson.
Më 25 prill Shqipëria voton për t?iu kthyer dinjitetin qytetarëve, për punësim dhe zhvillim ekonomik?, deklaroi Idrizi./CNA.al





Lajmet e fundit nga