web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto/ Këlliçi takim me degën 13, i pranishëm dhe zyrtari më i lartë i CDU-së gjermane

14 Mars 2021, 17:51, Politikë CNA

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka zhvilluar sot një takim me ekipin demokrat të Degës 13 në Kodër Mëzez.

I pranishëm në këtë takim ka qenë dhe Tobias Rüttershof, zyrtari më i lartë i CDU-së gjermane në Shqipëri dhe njëherazi drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer i cili ka shprehur mbështetjen e tij.

?Një takim fantastik me ekipin demokrat të Degës 13 në Kodër Mëzez, ku pata kënaqësinë të kishim të ftuar special Tobias Rüttershof, zyrtarin më të lartë të CDU-së gjermane në Shqipëri dhe njëherazi drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer.

Miku dhe bashkëpunëtori ynë Tobias iu drejtua të pranishmëve duke treguar momente kyçe nga puna e tij me PD dhe FRPD.

Të nderuar që kemi mbështetjen e pakursyer të tij, fondacionit që drejton dhe CDU-së.

Edhe 42 ditë nga fitorja e Shqipërisë më 25 prill?, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga