web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tensionet në Elbasan/ Dashamir Shehi akuza të forta Ramës: Ka pasur njerëz të armatosur me vete

14 Mars 2021, 16:41, Politikë CNA

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ishte i ftuar pasditen e sotme në Syri tv, ndërsa u shpreh se tensionet në Elbasan ishin një përpjekje të Ramës për të frikësuar opozitën dhe shqiptarët.

Shehi u shpreh se Rama ka pasur njerëz të armatosur sot me vete dhe policia mund ta identifikojë.

?Shteti veç kriminelëve Edi Rama dhe sekti i tij ka dhe policët me vete. Sot pas Ramës ka pasur njerëz të armatosur, policia mund ta identifikojë. Kampi opozitar nuk është as prokurori as polici, ne vetëm denoncojmë.

Elbasani këto tetë vitet e fundit është kthyer në vend ku përplasjen bandat. Kemi para skema të rënda, te vrasjeve dhe të njerëzve që hyjnë me makina në tregje dhe sfidojnë policinë. Këto incidente janë për të krijuar trazira dhe tension për të kërcënuar rivalët politik. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të qetësohen, ne nuk tërhiqemi.

Duhet të largohet kjo bandë qeverisëse. Shumica e qytetarëve kanë votuar gjithmonë opozitën. Opozita ka problemet e veta dhe defektet e veta, por mos gjeni qimen tek opozita, por gjeni traun tek, Edi Rama, qe prej 8 vitesh mban peng integrimin. Sjelljet e Metës sot i duhen shqiptarëve dhe pse nuk janë të pranueshme për sjellje presidenciale”, u shpreh ai.





Lajmet e fundit nga