Showbizz
Në arrati prej javësh/ Gjykata e Kukësit dënon me burg Fjolla Morinën

Për këngëtaren Fjolla Morina është vendosur dënimi me burg nga Gjykata e Kukësit. Ndaj këngëtares është ndryshuar masa nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg” për shkak se ajo ka shkelur masat e sigurisë të vendosura ndaj saj.
Ndryshimi i masës së sigurisë është bërë në mungesë të këngëtares, pasi ajo është arratisur prej javësh nga banesa ku ndodhej në arrest shtëpie.
Pas arratisjes Fjollës iu shtua edhe një tjetër akuzë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Kujtojmë se ajo u arrestua në 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kapë me dy armë me vete së bashku me Fisnikun./ CNA.al