web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Muça: Nuk kam gjë personale me Kardozon, por nuk ka cilësi...

1 Mars 2021, 21:31, Sport CNA

Shkëlqim Muça ka reaguar për ankesat që sulmuesi i Partizanit, Kardozo, ka pasur në adresë të trajnerit për komentet e tij një javë më parë.

?Së pari unë nuk kam asgjë personale me lojtarin. Jam dakord që shprehja ?se ai është sa për numër aty? është e pavend dhe për këtë i kërkoj ndjesë. Tërhiqem. Nuk kisha ndërmend as ta fyeja dhe ndoshta kam bërë gabim që i kam përmendur emrin.

Por që ai nuk ka cilësitë për të qenë qendërsulmues, këtë e them prapë. Ky është mendimi im, pa dashur të fyej askënd.

Sa i përket ndeshjes me Laçin, unë do të doja të shikoja bardhin, Asanin dhe Çinarin titullarë. Megjithatë,. Kjo është një zgjedhje e trajnerit dhe natyrisht do respektuar?, ka deklaruar Shkëlqim Muça në RTSH.





Lajmet e fundit nga