web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Kapiteni i Partizanit shpërthen ndaj arbitrit: Pyeteni sa lekë ka marrë, na tha e lashë avantazh, karagjozi

1 Mars 2021, 10:41, Sport CNA

Partizani B humbi dje 1-3 me Burrelin për ndeshjen e javës së 12 të Kategorisë së Parë, grupi A. Dueli ka qenë i luftuar, teksa janë dhënë penallti, karton i kuq dhe faulla që për vendasit kanë qenë të dyshimtë.

Në pjesën e dytë, Partizani B ka pretenduar një faull jashtë zonës për ndërhyrjen e Mirakës. Kapiteni i Partizanit B, Florian Peqini ka komentuar këtë rast në faqen e tifozëve ?Kategoria e Parë?, duke akuzuar arbitrin Elidon Halo se ka marrë rryshfet nga Burreli për të arbitruar kundër të kuqve.

?Pyesni arbitrin sa lekë ka marrë dhe e gjykon ai karagjozi. E lashë avantazh tha, pse nuk e bëtë gol?, tregon Peqini. Më pas në bisedë është përfshirë edhe sulmuesi i Demave, Redi Veriu. ?S?është nga ata burra ai, s?merr lekë, merr vetëm euro?, shkruan Veriu.





Lajmet e fundit nga