Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një protestë që u mbajt në Shkup me pjesëmarrjen e disa qindra shqiptarëve, u përshkallëzua në dhunë midis grupeve të protestuesve dhe policisë. Protestuesit synonin të shkonin para qeverisë për të shprehur indinjatën pas dënimeve me burgim të përjetshëm të tre të akuzuarve lidhur me vrasjen e pesëfishtë në vitin 2012 në rrethinat e Shkupit. Pasi policia ua mbylli rrugën, ata hodhën gurë dhe objekte të forta kundër forcave speciale policore. Autoritetet thanë se tre policë u lënduan.
Protestuesit u nisën nga lagja Çair e Shkupit me qëllim që të ndaleshin para selisë së qeverisë rreth tre kilometra më larg në qendër të kryeqytetit, por policia i bllokoi ata në gjysmë të rrugës në lagjen Bit Pazar. Disa qindra protestues dolën në rrugë të thirrur nga familjarë të të dënuarve me burgim të përjetshëm lidhur me rastin e koduar gjyqësor ?Monstra? që kishte të bëjë me vrasjen e pesëfishtë para rreth nëntë vjetësh në rrethinat e Shkupit.
Edhe protesuesit edhe policia speciale, që ishte në numër të madh dhe e shoqëruar nga autoblinda, për një kohë qëndruan të qetë. Organizatorët disa herë u bënë thirrje zyrtarëve policorë që të hapnin rrugën për të kaluar në drejtim të qeverisë, por policia nuk lëshoi pé.
?Ju lus në mënyrë paqësore të na e lironi rrugën sepse protesta është e qetë dhe paqësore! Nuk po kërkojmë mëshirë, lirojeni rrugën t?i drejtohemi qeverisë ashtu siç kemi planifikuar! Sot ne, nesër juve mund t?ju ndodhë kjo. Me këtë sistem dhe këto institucione gjithkush mund të paditet dhe me një ?dëshmitar të rrezikuar? mund të përfundojë në burg të përjetshëm?, tha Bedri Hajdari, familjar i disa prej të dënuarve dhe organizator i protestës.
Më pas grupe të rinjsh, që dukej se nuk po i respektonin thirrjet e organizatorëve për të qëndruar të qetë, filluan të hedhin gurë, objekte të forta, ngjyrë dhe sende të tjera kundër policisë. Forcat policore të shoqëruara nga autoblindat prapa tyre më pas filluan të shtyjnë turmën, duke përdorur herë pas here edhe shashka. Pas përleshjes që zgjati rreth një ore e gjysmë, protestuesit u shpërndanë. Protesta u mbështet nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në opozitë.
Autoritetet policore thanë më pas se tre policë ishin lënduar si dhe një kameraman i agjencisë shtetërore të lajmeve të ishte sulmuar.
Rasti ?Monstra?, i cilësuar si terrorizëm qe rikthyer nga Gjykata e Lartë për rigjykim në vitin 2017 pasi të akzuarit qenë dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykatësi dhe prokurori u ndërruan, ndërsa dënimet me burgim të përjetshëm përsëri iu dhanë tre të akzuarve, njërit 15 vjet, një tjetri 9 vjet heqje lirie, teksa një i akuzuar u lirua në mungesë provash kundër tij.
Megjithatë, prokuroria nuk ofroi dëshmi të reja gjatë procesit të rigjykimit; Armët me të cilat ishin ekzekutuar katër djem të moshës nga 18 deri 21 vjeç dhe një peshkatar 45 vjeç ? nuk u gjetën dhe motivi i vrasjes nuk u bë i ditur.
Nga ana tjetër, familjarët e të dënuarve dhe partitë shqiptare të opozitës vlerësojnë se njerëz të gabuar u dërguan në burg dhe se porositësit dhe organizatorët e vërtetë të vrasjes po shëtisin të lirë. Kërkesat e tyre për një gjykim me ekspertë të huaj si prokurorë u shpërfillën nga organet e gjyqësorit./ VOA
Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar ...
Qeveria greke ka vendosur shtyrjen e lockdown-it të ashpër n...
Rritet përsëri numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë! G...
Rregullatori i barnave në Bashkimin Evropian pritet që të re...
Fushata e vaksinimit në BE kundër koronavirusit duhet të për...
Shkurti është zakonisht muaji që shënon kulmin e sezonit të ...
Nga Matthew LeshNga erdhi Covid-19? Më shumë se një vit pas ...
Megjithëse në plan të parë shifrat e papunësisë nuk janë të ...
Në të ardhmen të gjithë do të mund të përdorin një test të s...
Vaksina e kompanisë Johnson & Johnson e cila merret me një d...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërku...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kampin e refugjatëv...
Rastet globale me koronavirus kanë rënë me 11% në javën që s...
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministr...
Vendet perëndimore po përpiqen të vaksinojnë sa më shpejt po...
Ndërkohë që shtohet numri i amerikanëve të vaksinuar, Dr. An...
Gjermania është në valën e tretë të pandemisë së koronavirus...
Një mjek shqiptar është shpallur në kërkim për ngacmim seksu...
Mësuesit dhe personeli i kopshteve ditore do të vaksinohen k...
Autoritetet maqedonase thonë se janë në kërkim të ish-drejto...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...