web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situatë e rëndë nga Covid/ Humbin jetën tre persona në Elbasan

24 Shkurt 2021, 08:36, Sociale CNA

Tre persona kanë humbur jetën në Elbasan brenda 24 orësh si pasojë e Covid 19.

Mësohet se viktimat janë të moshës 35-45 vjec, të tre të gjinisë mashkullore. I gjithë qarku i Elbasanit, njësoj si qytetet e tjera në vend, janë duke u përballur me ritëm shumë të lartë të infektimeve me Covid.

Për momentin spitali rajonal i Elbasanit, ka hapur një pavion për personat që kanë qenë të infektuar me Covid, dhe janë në fazën e rikuperimit.

Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë u raportuan 15 viktima dhe 1021 raste të reja, ndërkohë që të shtruar në spitale 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar./CNA.al





Lajmet e fundit nga