Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Nga Jim O?Neill
Është ndoshta e parakohshme që të jepet një vlerësim shterues i pasojave të mundshme nga pandemia e Covid-19, pasi mund të ketë shumë më shumë kthesa dhe të papritura që mund të na presin.
Dhe sapo ta mposhtim koronavirusin, disa nga ndryshimet e shkaktuara nga pandemia në jetën tonë, mund të rezultojnë të përkohshme. Por, duke pasur parasysh këto paralajmërime, është e mundur që të fillojmë të nxjerrim që tani disa përfundime.
Së pari, është më se e qartë se sapo të shfaqet një virus i ri shumë më infektues dhe i rrezikshëm së të tjerët, ia vlen që të veprohet në mënyrë agresive për ta zhdukur atë sa më shpejt të jetë e mundur, në vend se të presësh dhe të shpresosh që të mësosh më shumë mbi të.
Më shumë se një vit pas shpërthimit fillestar të Covid-19 në Kinë, shumë nga vendet (kryesisht në rajonin e Azi-Paqësorit) që ndërmorën hapat më agresivë për ta luftuar koronavirusin, duket se janë në një pozicion shumë më të fortë se Perëndimi.
Së dyti, disa vende po i vaksinojnë popullatat e tyre më shpejt se të tjerët. Në krye janë aktualisht vende si Mbretëria e Bashkuar, gjë që shpjegon pjesërisht thirrjet me zë të lartë për të lehtësuar masat e bllokimit. Të dhënat fillestare, sugjerojnë se vaksinat kundër Covid-19, ndihmojnë jo vetëm në uljen e shkallës së sëmundjes në një formë të rëndë, por zvogëlojnë gjithashtu edhe transmetimin.
Dhe ky mund të rezultojë një lajm spektakolar nëse shfaqen shenja më të forta të efikasitetit të vaksinave, që të shënojnë fillimin e fundit të pandemisë. Por nëse qeveritë heqin bllokimet shumë më shpejt nga sa duhet, rreziku i mutacioneve të reja të koronavirusit rezistent ndaj vaksinave aktuale, do të rritet ndjeshëm.
Së treti, edhe pse vaksinat e para të aprovuara kundër Covid-19 u adaptuan nga kërkimet tashmë të zhvilluara për qëllime të tjera, pandemia mund të përmirësojë përgjithmonë të gjithë procesin e zhvillimit të vaksinave, nga kërkimi tek provat klinike dhe procedurat e miratimit nga entet rregullatore.
Nëse do të ndodhë kjo, do të na ndihmojë që të luftojmë edhe variantet e ardhshme të Covid-19, por edhe pandemitë e reja. Ndërkohë, pandemia mund të rrisë gjithashtu efikasitetin dhe produktivitetin e përgjithshëm të sektorit farmaceutik (në krahasim me përfitimet e tij komerciale). Pra, kompanitë e ilaçeve do të jenë ndoshta në gjendje që të zhvillojnë antibiotikë të rinj shumë më shpejt sesa aktualisht.
Së katërti, kriza e Covid-19 ka treguar se qeveritë mund të shpenzojnë shumë më shumë para, pa prishur tregjet sikurse mendonin deri tani shumica e njerëzve. Edhe pse nivelet e larta dhe në rritje të borxheve të qeverive kanë ngritur pikëpyetje të mëdha, fakti që kushtet financiare kanë mbetur po kaq të mira ? me tregjet e bonove, në veçanti, që janë në dukje të patrazuara ? ngre mundësinë që qeveritë të jenë më ambicioze në aspektin e politikave fiskale.
Ç?është më e rëndësishmja, qeveritë duhet të luajnë gjithashtu një rol më të madh në sigurimin që të gjithë qytetarët të kenë qasje në teknologjitë dixhitale (në të njëjtën mënyrë, ata duhet të sigurojnë qasje universale në arsim dhe kujdes shëndetësor). Në rast se të gjithë nuk kanë qasje në teknologji, nismat kryesore kombëtare, si skemat e testimit dhe gjurmimit të Covid-19, nuk ka të ngjarë që të kenë sukses.
Së pesti, cilado qoftë norma post- pandemike e punës nga distanca, zakonet e punës janë të përcaktuara tashmë që të bëhen më fleksibël. Dhe kjo mendoj se do të ketë një mori pasojash pozitive, përfshirë shumë më pak kohë të humbur gjatë udhëtimit, më pak presion mbi përmirësimet konvencionale të infrastrukturës së transportit, tregje më të mëdha dhe më ?fluide? të punës, dhe ndoshta edhe një rritje të produktivitetit.
Së gjashti, kriza e ka përshpejtuar zhvendosjen drejt mjeteve të përmirësuara në aspektin teknologjik, sidomos për konsumatorët, duke hedhur kësisoj dyshime mbi të ardhmen e shumë shitësve me pakicë. Prandaj, politikë-bërësit do të duhet të ri-mendojnë disa aspekte të taksimit, përfshirë gjetjen e burimeve të reja të të ardhurave nga bizneset në internet. Kjo mund të lejojë që shumë shitës me pakicë, të kenë të paktën një shans më të drejtë për të luajtur një rol të vazhdueshëm në zakonet tona të blerjes.
Së shtati, do të duhet të përshtatet funksioni i pasurive të patundshme urbane, sidomos në komunitetet e mëdha. Kjo do të kërkojë ide të reja në lidhje me marrëdhëniet hapësinore midis zyrave, dyqaneve dhe shtëpive, si dhe në lidhje me transportin. Ideja e hapësirave fleksibile dhe të përbashkëta të zyrave mund të ngulitet në brezin e ardhshëm të punëtorëve.
Së fundmi, kriza e Covid-19 e ka përshpejtuar rritjen globale të Azisë sa i përket rritjes ekonomike relative, me Kinën që është motori kryesor i rritjes së rajonit. Kontrasti midis strukturës së qeverisjes së Kinës, dhe asaj të demokracive perëndimore ? si në kuptimin e rregullimeve të qeverisjes globale, ashtu edhe në menaxhimin e marrëdhënieve dypalëshe ? do të shndërrohej kësisoj në një çështje edhe më të madhe për shumë udhëheqës sesa është aktualisht.
Shënim: Jim O?Neill, ish-drejtues i Goldman Sachs Asset Management, dhe ish-Ministër i Thesarit në Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht është drejtori i think-tankut ?Chatham House?. / ?Project Syndicate? ? Bota.al
Ende nuk duket fundi i pandemisë. Por ka shpresa pas studimi...
Pandemia, që ra papritur në gjithë botën e Shqipëri ka ndrys...
Dita e sotme nis me mot të kthjellët në të gjithë territorin...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoft...
Ksamili është një nga vendet më befasuese që kam vizituar në...
Masat ajrore të qendrueshme do të vijojnë të ndikojnë vendi...
Shumë europianolindorë kanë lënë Perëndimin dhe janë kthyer ...
Masat ajrore të qendrueshme do të vijojnë të ndikojnë vendin...
Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të ndikojnë vendin...
Dy studiues në Kanada thonë se marrja e dozës së dytë të vak...
Mjeku psikiatër, Neli Demi ka deklaruar se pandemia Covid-19...
Shefja e Programit Kombëtar të Vaksinimit,Erida Nelaj, ka t...
Deputet i PS, Alket Hyseni i ka dedikuar disa fjalë një puno...
Duke marrë shkas nga kjo pjesë libri të hartuar për fëmijët ...
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka shprehur mirënjohj...
Pandemia e Covid-19 ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të vdek...
Moti në vendin tonë gjatë paradites do të paraqitet me kthje...
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka bërë me ...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbroj...
Territori shqiptar deri në orët e mesditës dhe pasdites do t...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...