“Vaksina ‘Rilindja’ ka vdekshmëri të lartë”/ Lubonja akuza qeverisë: Kush nuk paguan dot, vdes
Analisti Fatos Lubonja, ishte i ftuar pasditen e sotme në Ne...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale lidhur mbi procedimin që policia u ka bërë dy motrave pasi këto të fundit denoncuan neglizhencën e mjekëve ndaj babait të tyre Rifat Lalo, i cili humbi jetën nga Covid në spital ditën e djeshme.
Meta thekson se kjo është një ngjarje tronditëse, duke u bazuar tek dëshmia e mbesave të ish-deputetit të PD-së, Vili Minarolli.
Sipas Metës, çdo institucion shtetëror të ushtrojë funksionet pa cenuar dinjitetin dhe personalitetin njerëzor, si dhe të dëshmojë mbështetjeje e solidaritet me qytetarët, që po vuajnë në këtë kohë pandemie.
“Humbja e jetës së qytetarit të ndjerë Rifat Lalo në Spitalin Covid 1, i braktisur pa kujdesin e domosdoshëm shëndetësor sipas denoncimit të familjarëve, është një ngjarje thellësisht tronditëse.
Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjarëve të tij, ndaj me ta dhembjen e madhe për humben e jetës së të afërmit të tyre.
Të humbasësh babain dhe të mos lihesh i qetë t`i japësh lamtumirën, se të duhet të përballesh me presionin dhe marrjet në pyetje të Policisë së Shtetit, është një qasje edhe më e tmerrshme çnjerëzore, një formë e re e dhunimit të çdo lloj norme morale dhe të drejtash të njeriut, që nuk mund të tolerohen në një shtet demokratik.
Në vazhdën e ngjarjeve, që janë bërë publike mbi trajtimin e të infektuarve me COVID-19 në ambientet spitalore, edhe pretendimi më i vogël, duhet të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjshmëri, me objektivitet e paanshmëri nga organi i Prokurorisë, por jo nga Policia e Shtetit, që i bëj thirrje të mos keqpërdoret.
Organet ligjzbatuese, duhet të hetojnë pse spitalet nuk kanë pajisjet e nevojshme mjekësore, pse kontratat koncesionare të diagnostifikimit në shëndetësi nuk u shfrytëzuan për përballimin e pandemisë, si janë realizuar të gjitha tenderimet sekrete ose jo në shëndetësi dhe pse Ministria e Shëndetësisë e Qeveria nuk kanë ndërmarrë veprime konkrete për blerjen e pajisjeve jetëshpëtuese ECMO, për të ulur nivelin e vdekshmërisë të të sëmurëve, që intubohen.
Këto skandale e shumë të tjera duhen hetuar deri në fund, por jo qytetarët, të cilët vajtojnë të afërmit e tyre, që kanë ndërruar jetë.
Familja Lalo të lihet e qetë të vajtojë humbjen e njeriut të saj të dashur.
Ndërsa çdo institucion shtetëror të ushtrojë funksionet pa cenuar dinjitetin dhe personalitetin njerëzor, si dhe të dëshmojë mbështetjeje e solidaritet me qytetarët, që po vuajnë në këtë kohë pandemie.
Çdo sjellje tjetër, që shkon deri në makabritet nuk do harrohet dhe nuk do të amnistohet, por do ndëshkohet rëndë në referendumin historik të 25 prillit 2021 dhe pas kësaj date.“/CNA.al
Analisti Fatos Lubonja, ishte i ftuar pasditen e sotme në Ne...
Instituti i Studimeve Politike ka reaguar për ndryshimet e f...
Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Dibrës Xhelal Mziu ngr...
Drejtuesja politike e PD për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Du...
Gjykata kushtetuese mori në shqyrtim sot në seancë plenare p...
Akademiku Artan Fuga e ka konsideruar si krim vendimin e nj...
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka reaguar pas gjobës 50 milionë...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ditën e sotme, ka dekret...
Ashtu si shumë eksponentë të tjerë politikë edhe ish deputet...
Edhe Edmond Spaho, njësoj si “shokët” e tij ka përveshur mën...
Grida Duma, një emër i lakuar në PD, e cila spikati gjatë ko...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Zag...
Botuesi por edhe editori i gazetës Tema, dje në editorialin ...
Ditën e djeshme, 17 shkurt u bënë dy vite nga djegia e manda...
Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në akuza të forta në dre...
Sot shënohen plot katër vite nga 18 shkurti i 2017, kur Luli...
Ministrja për Marrëdhëniet për Parlamentin Elisa Spiropali k...
Drejtuesi i Koalicionit qytetar për Shqipërinë, Altin Goxhaj...
Kryetari i partisë Lëvizja e Re (LRE) Arian Galdini ka preza...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto para dhe pas rikonst...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...