web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si t'ia zgjidhim Mero Bazes hallin e Karlo Bolinos?!

18 Shkurt 2021, 10:38, Politikë CNA

Botuesi por edhe editori i gazetës Tema, dje në editorialin e tij të radhës është shqetësuar pse mediat nuk raportojnë në lidhje me një skandal të publikuar nga Report TV në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Një histori kjo e përsëritur në lidhje me pronat e ?Klubit Partizani? e cila vjen pas akuzave të shpeshta bërë ndaj botuesit Karlo Bolino i cili si shumë botues-biznesmenë kur i akuzojnë në vend të përgjigjes kanë kundërsulmin. Karlo nuk është i vetmi, kështu veprojnë të gjithë, edhe ata që ka Mero në krah dhe qeveria për propagandën, por edhe shumica e atyre që e quajnë të opozitës.

Rasti i fundit, pretenduar nga Baze, mund të tregojë se paska kaq shumë media në dorë të opozitës dhe çensurën e bëka Berisha e Malltezi. Fakti që ka shumë media opozitare në fakt është një lajm i mirë, që nuk merren me rastin konkret ka vetëm dy këndvështrime. Së pari gjithçka lidhet me besueshmërinë e Bolinos dhe medias së tij në këtë çështje dhe së dyti me fakti se shumë media në kohë fushate, të tilla investigime i konsiderojnë politike siç dhe shpesh ka bërë Bolino këto më shumë se 25 vite me mediat e tij ndaj Berishës.

Besueshmërinë e Karlos po ja u themi me disa raste konkrete. Bolino nuk ka thënë asnjë fjalë, as ka guxuar të sulmojë apo publikojë skandalin më të madh korruptiv të 30 viteve siç janë inceneratorët. Këtu përfshihet edhe Tema, edhe mediat e Irfanit, të Vjollca Hoxhës, ato të vetë Meros, e shumë të tjera që janë në listë pagesën e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Zero gazetari në këtë rast, pa folur më tej për lidhjet e tyre me Ben Blushin apo Top-Channel. Dhe jo vetëm kaq, por kanë kurajo i bëjnë edhe avokatinë.

Më tej për Bolinon tashmë e di edhe pastruesja e gazetës TemA që është më Rilindas se Edi Rama dhe ka marrë koncesione nga qeveria. Janë një në mes të Tiranës e një në periferi, ndërkohë po merr me 1 euro, një tjetër pasuri publike. Gazetarët dhe stafi mund të bëjnë shumë punë profesionale pasi Report TV dhe gazeta kanë djem e vajza shumë të talentuar, por ata gazetarët jo përfituesit, përkundrazi janë viktimat e censurës së Bolinos që i mban ison qeverisë, duke e përdorur median si një marjonetë për interesa krejtësisht klienteliste, pa shkuar tek akuzat korruptive që ka drejtuar opozita ndaj tij.

Artan Hoxha, gazetari investigativ dhe i kronikës është njeriu që mund të flasë shumë për Karlon dhe Agushin në media, i cili na paska zbuluar gjëmën e madhe të Sali Berishës dhe mbyll gojën për gjëmat e bëmat e qeverisë të Rilindjes. Karlo është simbol i medias të kapur dhe shërbëtor i paepur i pushtetit. Hallin e Meros që t?i bashkohen Karlos shumica e mediave nuk e zgjidh dot askush. Kanë filluar të jenë më të pavarura nga ndikime të tilla, më te lira se kurrë. Pa përjashtuar problemet e tyre. Kjo jo për meritë të Edi Ramës, as socialistëve, por për meritë të kohës dhe teknologjitë që ka ulur kostot e medias dhe tani ka shumë në treg, të besueshëm, ose jo, abuzivë ose jo, profesionistë ose jo, këtë e vendosin lexuesit.

Por një të mirë kanë shumica, nuk po e merr më seriozisht Karlon, as Agushin, dhe kështu me radhë tek mediat kombëtare, përfshi Top Channel, apo mediat e Irfanit, Ndroqit e co. E në rast se SPAK duhet të hetojë së pari duhet ta fillojë me këta efendinjtë në media, nga i pari e tek i fundit, që kanë grabitur pasuri publike, i kanë bërë dëm vendit për interesat e tyre, aq sa nuk do ja bënte politika për 100 vite, sepse kjo e fundit ka bërë dhe ndonjë të mirë.

Shumë shpejt kazanët e Rilindjes, por edhe të Lulit do kenë të njëjtin fat, s?do i marrin më seriozisht shumica e njerëzve, përjashto militantët trutharë që duan propagandën e partisë si ushqim të përditshëm./Elvi FUNDO- CNA.al





Lajmet e fundit nga