web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmëron Ngjela/ Dyzet ditë para zgjedhjeve SPAK do bëjë arrestime të mëdha

17 Shkurt 2021, 19:54, Politikë CNA

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një paralajmërim të fortë pak më parë, me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Duke iu referuar arrestimeve nga Haga në Kosovë, Ngjela pretendon se e njejta gjë do të ndodhë edhe në Shqipëri.

Sipas tij, 40 ditë para zgjedhjeve SPAK mund të arrestojë krerët e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë.

?Se ju mendoni që zgjedhjet i fitoi Vet-Vendosja në Kosovë!. Jo, aspak.

Lojën e fitoi Prokuroria dhe Gjykata Speciale e ngritur në Hagë, që arrestoi katër krerët e korrupsionit dhe krimit të organizuar: Hashim Thaçin e kompani. Po këtu në Shqipëri?

Këtu te ne e ka në dorë SPAK. A do t’i arrestojë ky edhe këtu krerët e korrupsionit dhe krimit të organizuar?

Për faktin që luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe në Shqipëri, njëlloj si në Kosovë, politika amerikane po e drejton prej katër vjetësh, sigurisht që kjo pritet të ndodhë edhe në Shqipëri, dyzet ditë para zgjedhjeve, njëlloj si në Kosovë.

Kjo është arsyeja logjike e kësaj kohe?, shkruan avokati./ CNA.al





Lajmet e fundit nga