web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD mbledh firmat dhe regjistrohet në KQZ/ Depozitojnë kërkesë edhe tetë parti të tjera

8 Shkurt 2021, 16:25, Politikë CNA

Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për tu regjistuar si subjekt politik në zgjedhjet e 25 prillit. PD arriti të siguronte 5 mijë vota të nevojshme, të cilat ishin kusht për regjistrimin si subjekt politik.

Njëkohësisht me të ka në dërguar kërkesë në KQZ edhe 8 parti të tjera. Dy prej të cilëve aleatë të Bashës, ajo e Fatmir Mediut Partia Republikane dhe LZHK-ja e Dashamir Shehit.

Konkretisht, PD, PR, LZHK, Aleanca Demokristiane, PAA, Partia Bashkimi Demokrat, Lëvizja e Re (LRE), PKD, Partia Aleanca Demokracia e Re i kanë çuar kërkesë KQZ për regjistrimin e tyre, ndërsa nuk dihet se kur do të shqyrtohet nga KQ kërkesa e tyre. Afati i fundit për regjistrimin e partive është 14 shkurti.

3 ditë më parë KQZ regjistroi 10 partitë e para të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit., mes tyre partia e Jozefina Topalli me Lëvizja për Ndryshim, Myslim Murrizi me Partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Astrit Patozi me partinë Bindja Demokratike.

Deri tani janë regjistruar këto parti:

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet- Shpëtim Idrizi

Bindja Demokratike- Astrit Patozi

Lëvizja për Ndryshim- Jozefina Topalli

Lëvizja Demokratike Shqiptare- Myslim Murrizi

Ora e Shqipërisë- Zef Shtjefni

Aleanca Demokratike Shqiptare- Eduart Abazi

Lëvizja e Legalitetit- Shpëtim Axhani

Balli Kombëtar- Adriatik Alimadhi

Partia Emigracioni Shqiptar- Kostaq Papa

Partia e Reformave Demokratike- Krenar Rryçi

Kandidatët e pavarur

Pal Shkambi- I pavarur, Shkodër

Plarent Aleksi- I pavarur, Berat/CNA.al





Lajmet e fundit nga