web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lebërit i këndojnë Ramës “Tu bëftë dita një mijë” / Kikia: O ditëzinj, o ju dhje…. mu në këngë!

6 Shkurt 2021, 10:38, Politikë CNA

Analisti Mentor Kikia ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama teksa rri në këmbë e dëgjon lebërit t’i këndojnë këngë, ?Tu bëftë dita një mijë?.

Kikia ngre pyetjen se përse ne u këndojmë të gjithë udhëheqësve, ndërsa sjell ndërmend edhe këngët per Enver Hoxhën. Analisti bën thirrje teksa shkruan: Lëreni këngën por shikoni e matini punën. Po e beri mirë, jepini sërish votën, po s?e bëri mirë, hiqeni.

?Na shkoi jeta duke kënduar: Tu bëftë dita një mijë!
Jam shumë i bindur se Rama i opozitës(së dikurshme) do të qeshte me këtë Ramën e qeverisë sot, kur rri në këmbë e degjon lebërit ti këndojnë këngë, ?Tu bëftë dita një mijë?.
Por megjithatë nuk është çështje e Ramës kjo. Ndoshta edhe mua mund të më pëlqente nëse do ma bënin një këngë, qoftë edhe me një strofë? Eshtë çështje e popullit. Me ka munduar vazhdimisht pyetje: Përse ne u këndojmë të gjithë udhëheqësve? Përse e kemi kaq të lehtë ti kushtojmë këngë gjithkujt? Ose, më saktë, përse kushton kaq lirë kënga këtu? I kemi kënduar Enver Hoxhës sa rryli i fytit na doli. Nga festivalet popullore deri tek festivali i pionierëve, në dasma e ditëlindje. I kënduam më pas Sudes e Xhaferrit, Gjallicës dhe Vefës. I kënduam Sali Berishës, Fatos Nanos, Ilir Metës e LSI-së, dhe tani Edi Ramës, i cili ka nga një këngë për çdo dorë asfalti që hedh në fshatrat e Jugut. Mos vallë duhet kërkuar tek sjellja jonë edhe fati jonë? A nuk jemi ne vetë që i idhullojmë udhëheqësit tanë, i ngrejmë në piedestal, i mbështesim të bëhen diktatorë, satrapë, sadistë, hajdutë, autoritaristë?
O ditëzinj! Ai është kryeministër, është nëpunësi më i lartë i qeverisë, që paguhet me taksat tona, dhe është aty për të bërë punën e tij. Lëreni këngën por shikoni e matini punën. Po e beri mirë, jepini sërish votën, po s?e bëri mirë, hiqeni.
O ju dhje? mu në këngë?, shkruan Kikia./CNA.al





Lajmet e fundit nga