web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Migen Memelli është trajner i ri i Skënderbeut

3 Shkurt 2021, 10:00, Sport CNA

Migen Memelli do të jetë trajneri i ri i Skënderbeut. Lajmin e konfirmon Panorama Sport.

Presidenti Takaj ka rënë dakord me ish-sulmuesin për ta drejtuar ai skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit.

Memelli ka punuar si trajner moshash te akademia e Tiranës dhe Football Republic së fundmi.

Si trajner i parë ka drejtuar Laçin dy sezone më parë për një kohë të shkurtër, ndërsa te kurbinasit ka qenë edhe ndihmës i Artan Mërgjyshit.

Memelli ka luajtur me fanellën e Skënderbeut në vitet 1999-2001, si dhe në gjysmën e sezonit 2005-2006. Ai do prezantohet sot në orën 14:00.





Lajmet e fundit nga