web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vllaznia merr premio pas barazimit me Partizanin

3 Shkurt 2021, 08:22, Sport CNA

?Premio? Pa diskutim, djemtë kanë derdhur djersë dhe bënë një lojë të bukur. Do të shpërblehet edhe barazimi sepse edhe një pikë për ne ndaj Partizanit konsiderohet rezultat i mirë?. Kështu u shpreh pas ndeshjes me të kuqtë sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi.

?Panorama Sport? zbulon ekskluzivisht se pas kësaj deklarate klubi ka mbajtur fjalën, duke shpërblyer lojtarët kuqeblu pas pikës së marrë ndaj një prej rivalëve direkt për kreun e tabelës. Burime të sigurta i treguan dje gazetës se në dispozicion të futbollistëve u vendos 5 mijë euro premio për barazimin dhe menjëherë u shpërnda në kohë rekord.

Lojtarët që e nisën titullarë në ndeshjen ndaj Partizanit kanë përfituar nga 300 euro secili. Nga ana tjetër, futbollistët që ishin në stolin e rezervave morën nga 150 euro.

Natyrisht kjo ka lënë të kënaqur lojtarët, të cilët në rast fitoreje ndaj Partizanit do të kishin marrë dyfishin e kësaj shume, për të mos thënë trefishin. Premio për triumfin e mundshëm mund të shkonte deri në 15 mijë euro, por gjithsesi ndeshja u mbyll 0-0 dhe ky rezultat i shkoi përshtat Vllaznisë, pasi diferenca me Partizanin rival mbeti +9 pikë.





Lajmet e fundit nga