web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Monza e Berluskonit nuk ndalet, ëndërron Frenk Riberi

2 Shkurt 2021, 12:43, Sport CNA

Monza e presidentit Silvio Berluskoni dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Adriano Galiani, janë duke ngjitur shpejtë hapat në futbollin italian. Pasi e nisën nga kategoritë inferiore, tashmë klubi është në Serinë B dhe gjendet në garë për t?u ngjitur në elitë.

Aktualisht, skuadra është ne vendin e dytë të kampionatit dhe po garon me Empolin, Kievon apo Salernitanën. Ndërkohë, ekipi në merkato është përforcuar ndjeshëm duke qenë se pjesë e organikës janë bërë edhe Kevin Princ Boateng dhe Mario Baloteli. Megjithatë, ëndrra e Berluskonit nuk përfundon këtu dhe nëse ekipi arrin të ngjitet në Serinë A, atëherë klubi do të mundohet të firmosë me Frenk Riberi të Fiorentinës.

Në fakt, sipas France Football, Galiani ka provuar edhe në merkaton e janarit megjithatë pa sukses. Por, nëse Serie A bëhet realitet, atëherë do të kthehet të provojë për Riberi ndërsa do të shfrytëzojë edhe miqësinë e francezit me Boateng. Ndërkaq, kujtojmë se kontrata e sulmuesit me Fiorentinën do të përfundojë në qershor.





Lajmet e fundit nga