web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Drejtori Reina që “vrau” Strakoshën”, media italiane: Kjo statistikë e çmendur...

2 Shkurt 2021, 18:17, Sport CNA

Thomas Strakosha ishte lojtari i paprekshëm në Lacion e Inzagit, duke rregjistruar më shumë minuta në Seria A krahasuar me shumë futbollistë të tjerë. Deri sa te dera e lacialëve trokiti ?profesori? Reina.

Gardiani spanjoll u paraqit me një mision që tashmë duket ?i gënjeshtërt? në klub: ?Do ta ndihmoj Strakoshën që të rritet, ashtu siç ndihmova Donarumën?. Mosha e madhe e Reinës nuk mund të krijonte një tjetër ide përveç fjalëve të thëna nga vetë spanjolli.

Pra plani i Lacios nuk mund të ishte kurrsesi për ta bazuar të ardhmen në duart e spanjollit, por për të rritur Strakoshën. E nga kjo konkurrencë nuk është përgjigjur në mënyrën e duhur lojtari shqiptar, që ka zhgënjyer edhe në ato pak paraqitje të zhvilluara në këtë sezon të ri.

?Cittaceleste? e ka përmbledhur në pak fjalë të gjithën këtë situatë: ?Drejtori Reina që ?vrau? Strakoshën?. Teksa në artikull tregohet pesha e madhe që ka Reina në skuadër, tregohet edhe një statistikë e etiketuar si ?e çmendur? në fitoren e fundit ndaj Atalantës në shifrat 1-3.

Portieri i Lacios ka rregjistruar 54 pasime të sakta, ndërsa më shumë kishte arritur vetëm Milinkoviç-Saviç që ishte ylli i ndeshjes dhe bëri në total 56 pasime. Pra futbollisti i dytë me më shumë pasime te Lacio në atë 90 minutësh, ku përfshihen 17 topa të gjatë që kanë përfunduar saktësisht në koordinim, të paktën 8 më shumë se çdo lojtar tjetër te Lacio dhe Atalanta. Kjo tregon qartësisht se aktivizimi i Reinës shkon përtej gjurit të fryrë të Strakoshës dhe operacionit të evituar për momentin.





Lajmet e fundit nga