web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Mos iu shoh më kështu, duhet të derdhni gjak!" Liçi bën për "ujë të ftohtë" lojtarët e Skënderbeut

2 Shkurt 2021, 14:55, Sport CNA

Gentian Lici ka marrë drejtimin e Skënderbeut, deri sa të gjendet një trajner i ri. Në seancën e djeshme ish-futbollisti i Skënderbeut, Partizanit e Dinamos i është drejtuar ekipit si trajner duke u munduar që t?i shkundë sa më shumë lojtarët. Liçi u ka kërkuar futbollistëve të mos dorëzohen edhe në kushtet kur humbasin, pasi futbolli është i tillë, por mbi të gjitha u ka kërkuar qetësi. Në pak minuta përballë ekipit, Liçi është marrë një për një me të gjithë lojtarët që kanë luajtur me Kukësin.

Më poshtë kemi një pjesë të fjalimit të trajnerit Liçi para ekipit.

?Mos u trembni nga humbjet. Ekipi ka pasur humbje dhe do të ketë humbje gjithmonë, sepse futbolli i ka të tria rezultatet. Por e keqja është që të mos mësoheni me humbje, pasi kjo është vërtet problem. Të tilla paraqitje janë të patolerueshme.

Të humbësh ndeshje në këtë mënyrë është e pafalshme. As në Europë me ekipe të elitës nuk kemi bërë të tilla paraqitje dhe nuk na kanë dominuar në këtë farë pike siç ishte ndeshja e fundit. Çfarë po bëni kështu? Çfarë ishte ajo paraqitje? Të gjithë po fshiheshit në fushë dhe shmangeshit kontrasteve. Ne jemi Skënderbeu dhe duhet të luajmë gjithmonë me kokën lart. Të përkushtuar dhe të gatshëm të ?derdhim gjak?, në fushë. Dua reagim sepse kështu nuk vazhdohet! Nëse dikush nga ju nuk e ndjen që të luftojë për këtë fanellë, le ta thotë hapur.

Të ngrenë dorën e të thotë që unë nuk e ndjej dhe të largohet pa i prishur punë askujt. Ky nuk është mentaliteti jonë, mentaliteti im dhe i këtij klubi. Unë dua lojtarë që të luftojnë për të marrë më të mirën dhe për të dhënë maksimumin. Nuk dua të shoh më ekip të shpërfytyruar në këtë gjendje?. Kështu iu drejtua mes të tjerash trajneri Liçi, ekipit.

Ndeshja e radhës për Skënderbeun është ajo ndaj Tiranës në kryeqytet, takim i cili mbyll fazën e dytë të kampionatit. Më pas korçarët do të kenë një tjetër transfertë në Durrës me Teutën, për t?u rikthyer në shtëpi përballë kryesuesve të Vllaznisë. Janë këto tri takime, që do të përcaktojnë jo pak qëndrimin e Liçit në krye të pankinës korçare.





Lajmet e fundit nga