web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hysaj dhe Gjimshiti rivalë për 90 minuta

3 Shkurt 2021, 09:12, Sport CNA

Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshiti do të luajnë aktin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë me objektivin e madh për të shkuar në finale. Napoli mirëpret sot në mbrëmje në ?Diego Armando Maradona? Atalantën për 90 minuta spektakolare.

Situata në kampin napolitan nuk është aspak e qetë pas deklaratave të forta të trajnerit Gatuzo se presidenti e ka zhgënjyer dhe ai mund të largohet nga drejtimi i skuadrës.

Megjithatë, fitorja e fundit në kampionat ka qetësuar disi ujërat. Gatuzo ka vendosur t?i besojë Elseid Hysajt nga krahu i majtë i mbrojtjes, i cili ka bërë ndeshje të mira dhe konstante.

Atalanta kërkon të përfitojë nga këto momente të vështira të Napolit dhe Gasperini ka thumbuar rivalët duke i konsideruar kandidatë për titullin kampion në Itali. Edhe ky i fundit nuk heq dorë nga aktivizimi i Gjimshitit, i cili është i rëndësishëm.





Lajmet e fundit nga