LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid-19 prek rreth 100 milionë persona në botë/ Shërohen më shumë se gjysma e të infektuarve

26 Janar 2021, 19:15, Lifestyle CNA
Covid-19 prek rreth 100 milionë persona në botë/ Shërohen

Prej më shumë se një viti e gjithë bota po përballet me virusin e padukshëm Covid-19, që ka marrë miliona jetë njerëzish dhe ka infektuar miliona të tjerë.

Konkretisht mësohet se janë infektuar 99,981,026 persona, nga të cilët 2,149,385 kanë humbur jetën.

Ky bilanc bëhet i ditur nga universiteti mjekësor Johns Hopkins, i cili duke iu referuar shifrave zyrtare të secilit shtet, raporton se gjithashtu që nga fillimi i pandemisë janë shëruar 55,239,368 të infektuar.

Vendi me më shumë të infektuar është SHBA, duke u pasuar nga India dhe Brazili, ndërsa përsa i përket viktimave, më shumë fatalitete janë regjistruar në SHBA dhe më pas në Brazil dhe Indi.

Nga ana tjetër, tabela ndryshon te personat që kanë mposhtur virusin, pasi më të shëruar janë raportuar në Indi, Brazil dhe Rusi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga