web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vaksinat për Ballkanin Perëndimor/ Borrell: Vendet anëtare të japin një pjesë nga dozat e tyre

25 Janar 2021, 18:38, Kosova & Bota CNA

Përfaqësuesi i lartë i BE, Josef Borrell në mbledhjen e parë për këtë vit të Këshillit për Punët e Jashtme, ku u diktua ceshtja e vaksinave dhe kritikat se BE e ka lënë Ballkanin Perëndimor pa mbështetje, deklaroi se shtetet anëtare të ndajnë një numër të caktuar dozash për vendet e treat.

?Jam shumë i bindur se ndarja e vaksinës në mënyrë të drejtë në të gjithë botën, është pjesë e zgjidhjes jo vetëm për arsye solidariteti global por edhe për sigurinë tonë shëndetësore.

Ne nuk do të jemi të sigurt derisa të jenë të gjithë të sigurt. Kemi konsideruar mundësitë që vendet anëtare të ndajnë vaksinat, gjë që është shumë e vështirë nëse marrim parasysh vështirësitë që shtetet po hasin në procesin e tyre të vaksinimit?, tha Borrell.

Më herët, komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi deklaroi se unioni qëndron përkrah vendeve të rajonit në mënyrë që të sigurohet sa më parë akses ndaj vaksinave.

 





Lajmet e fundit nga