web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përgjimet e antimafias italiane/ Klodiana Lala ‘shënjestron’ SPAK: Përse nuk hetohet Meta dhe Veliaj?

23 Janar 2021, 15:59, Kronika CNA

Gazetarja investigative Klodian Lala ka reaguar lidhur me përgjimet e publikuara të Anti-Mafias italiane, ku flitej për interesa të mafias italiane për të investuar në ndërtim dhe shëndetësi në Shqipëri.

Lala akuzon Prokurorinë se po vepron me dy standarte, ndërsa risjell në vëmendje se si pas përgjigmeve të prokurorisë së Catanias, Krimet e Rënda nisën hetimet mënjëherë, ndërsa tani nuk hetohet as roli i presidentit, as i kryebashkiakut dhe as një person tjeter i përmendur.

?Dy standartet e prokurorise. Dikur Krimet e Renda nisen hetim per Saimir Tahirin pas pergjimeve te prokurorise se Catanias.

Po tani qe u publikuan pergjimet e prokurorise se Catanzaros perse nuk hetohet roli i presidentit, kryebashkiakut e cdo personi tjeter te permendur ne fashikull.

Z.Kraja me konfirmoi se po komunikojne me autoritetet italiane. Une jam sy e vesh.”/CNA.al





Lajmet e fundit nga