Tentativë vjedhjeje në Kavajë/ Autorët bëjnë për spital 70-vjeçarin
Një tentativë vjedhjeje ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth or...
Përgjimet e Antimafias italiane kanë nxjerrë në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë. Në materialet e siguruara nga Ora News thuhet se sipërmarrësit italianë nën hetim flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës.
Antimafia e Katanzaros në Itali ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz në Itali ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet që përfaqësuesit e klaneve kriminale kanë dhënë për të përfituar leje ndërtimi në Tiranë.
Operacioni, i cili dërgoi në pranga edhe shtatë shqiptarë, ka nxjerrë në pah edhe implikimin e një ish-polici italian i cili merr përsipër të ndërhyjë për përfitimin e lejeve të ndërtimit dhe koncesioneve në Shqipëri përmes lidhjeve që thotë se ka në disa ministri dhe në administratën shtetërore në Tiranë.
Ish-nëntenenti i Guardia di Finanza Italiane që kishte lidhje në Shqipëri është arrestuar ndërsa janë nën hetim disa politikanë kalabrezë me interesa sipërmarrje në Shqipëri si dhe një europarlamentar.
Përgjimet kanë zbuluar aferën e invetimeve për ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe në Tiranë me kusht pagesën e 20% të kuotës për të fituar lejen.
Mes bisedave të përgjuara, të cilat Ora News i ka siguruar, janë ato ku sipërmarrësit Antonio Gallo dhe Antionio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto.
Biseduesit aludojnë lidhjet me një person mjaft pranë kryetarit të bashkisë së Tiranës ndërkohë që vetë Claudio Larusa pohon se ka takuar me e kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ku çmimet e shitjes për një metër katror shkojnë deri në 2-3 mijë euro në qendër të qytetit në zonën pranë Pallatit të Kulturës.
Pjesë nga biseda e datës 28 tetor 2017 ora 9.24 min e 37 sec
Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.
Speziali: Dhe në spitale mund të punohet?
Gallo: Nuk e di por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..
Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..
Gallo: Po ka shkuar.
Brutto: Si një muaj? një muaj
Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik ti çoj? nëse i marrim e t?i çoj është mirë për mua? por jo që të ma hedhin? duhet dërguar personi i duhur.
(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)
Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë? ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.
Speziali: Realitet..
Gallo: Kërkojnë financierë më tha? gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon? mund të bëhen para pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër? gjysma e Tiranës.
Speziali: Apartamentet?
Gallo: Apartamentet. Ky ka në duar tri licenca gradaçelash, ky kostruktori.
Speziali: 4000 euro jo? 2700-2800 euro.
Brutto: Për atë Perëndi?.në qendër të Tiranës?
Gallo: Në gradaçelat e reja shiten 3800-4000 euro për metër katrorë e kosto e di sa është kosto e vërtet? 510 euro.
Speziali: Po nëse e bën diçka luksoze..
Brutto: A a mund të flasim me këtë Nikun?
Gallo: Nëse je në Romë më 9 nëntor vjen? është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri?? i oksigjenit, ka lidhje me spitalet , me Enel, me të gjitha ka lidhje ?e ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha?.. por mund ta paguajnë ata (i referohet Nik)/ Ora News







Një tentativë vjedhjeje ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth or...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin ...
Një automjet ka shpërthyer në flakë në lagjen 4 në qytetin e...
Një aksident i rëndë ka ndodhurpasditen e sotme në aksin rru...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasa...
Një 52 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Morinë për lloga...
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksi...
Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga aksioni blic i krye...
SPAK ka zgjatur me tre muaj pezullimin nga detyra te ish zv....
Gjatë natës së kaluar, forcat RENEA kanë zhvilluar një aksio...
Policia ka arrestuar dy të rinj në Elbasan si autorë të traz...
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e...
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndër...
Një zjarr i madh ka përfshirë një stan bagëtish në Sarandë, ...
Një ditë para 10 vjetorit të 21 Janarit 2011, ku mbetën të v...
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga rihapja e...
Dhjetëra forca policie kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në la...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku ka mbe...
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hy...
Përleshje me sëpata dhe pistoleta në kokë. Kjo është skena e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...