web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarri i madh në një stan në Sarandë/ Digjen 200 dele

22 Janar 2021, 07:43, Kronika CNA

Një zjarr i madh ka përfshirë një stan bagëtish në Sarandë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se si pasojë e flakëve janë djegur 200 dele, si dhe një sasi e konsiderueshme produktesh ushqimore. Zjarri ka rënë rreth orës 06.15 të mëngjesit, në një stan në fshatin Viron, afër Finiqit.

“Më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur rreth 200 bagëti (dele) dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht? ? njofton policia.





Lajmet e fundit nga