web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spitali i ri i Fierit/ Manastirliu: Do të ketë një pavion të posaçëm COVID

22 Janar 2021, 11:55, Aktualitet CNA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet në kantiertin e ndërtimit të spitalit të Fierit.

Manastirliu ka bërë me dije se spitali i Fierit do të ketë një pavion të posaçëm që do presë pacientët me COVID.

?Ne kemi përfunduar të gjithë projektin, anën teknike mjekësore në të gjithë spitalin. Kemi përfunduar me Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë të gjithë detajin teknik për pajisjet. Tani do kalojë dhe marrëveshja në Këshillin e Ministrave. Shërbimet janë përcaktuar nga ekspertët e dy palëve. Është me të gjitha shërbimet, do përfshihen nga shërbimi i Urgjencës, ORL-së, okulistikës, kirurgjia që do ketë të përfshirë dhe një departament për kirurgjinë speciale. Do përfshihet dhe pavioni i sëmundjeve infektive, një pavion COVID që do na nevojitet për rritjen e kapaciteteve spitalore? ? tha Manastirliu./CNA.al





Lajmet e fundit nga