web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi”/ Manastirliu jep lajmin: Vijnë në jetë trenjakë

20 Janar 2021, 10:00, Sociale CNA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm të gëzuar.

Ajo bën me dije se kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë trenjakët e një familje nga Hasi. Sipas Manastirliut, nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë,

?Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trenjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin ?Koço Gliozheni?, bashkë me çekun e bebes 360,000 lekë të reja Nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40,000-120,000 lekë?, shkruan Manastirliu./CNA.al





Lajmet e fundit nga