web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ditët me mot të acartë/ DPSHTRR këshilla për drejtuesit e automjeteve

16 Janar 2021, 21:16, Sociale CNA

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka dalë me një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të veçantë gjatë udhëtimit në ditët me mot të acartë.

Në publikimin në faqen zyrtare të DPSHTRR, këshillat përfshijnë:

UDHËTONI ME KUJDES në ditët me mot të acartë!

Verifikoni që sistemet e ngrohjes së kabinës, xhamave dhe pasqyrave funksionojnë në mënyrën e duhur!

Përdorni antifreeze për sistemin e ftohjes së motorit!

Qarkulloni vetëm me goma të përshtatshme për stinën e dimrit!

Mbani gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, etj.)

Kur ka dëborë apo ngricë, koeficienti i fërkimit me asfaltin ulet ndjeshëm. Ruani distancë sigurie shtesë nga mjeti që ju paraprin!

Mos kryeni manovra të nxituara veçanërisht në prani të dëborës!

Tregohuni të kujdesshëm me frenimin dhe rrotullimet e timonit!





Lajmet e fundit nga