Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në vend që të maturohet, fenomeni i emigracionit po përkeqësohet vit pas viti, duke përfshirë së fundmi të rinjtë e arsimuar të cilët dëshirojnë të largohen masivisht nga vendi.
Rezultatet e një ankete me 1650 studentë që u prezantuan sot tek Presidenti i Republikës, nga ekspertët e çështjeve demografike, Ilir Gëdeshi dhe Rusell King treguan se 79% e studentëve (mosha mesatare 22 vjeç), që studiojnë në Shqipëri, synojnë të emigrojnë jashtë vendit. Sipas zotit Gëdeshi, synimi për të emigruar lidhet me përfytyrimin që kanë studentët për të ardhmen e tyre.
Nga njëra anë ai është një pasqyrim i gjendjes reale ekonomike, sociale e politike në Shqipëri dhe, nga ana tjetër, i mundësive potenciale në vendin pritës.
Në një studim tjetër të botuar në 2018, Gëdeshi tha treguesi i emigrimit potencial nga Shqipëria, për grupmoshën 18 deri 40 vjeç, ishte 52%, por kurba e tij kulmonte në moshat 27-30 vjeç (71.2%) dhe se dëshironin më shumë të emigronin ata që kishin arsim universitar.
?Tendencat e reja tregojnë se nga Shqipëria synojnë të emigrojnë më shumë të rinjtë dhe më të arsimuarit?, tha Gëdeshi.
Një aspekt i rëndësishëm i migrimit potencial është edhe kuadri kohor në të cilin realizohen synimet dhe dëshirat e studentëve për migrimin. Sipas të dhënave të anketës, 7% e emigrantëve potencialë dëshirojnë të emigrojnë nga Shqipëria para përfundimit të studimeve, 62% menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare, dhe rreth 27% pas një përvoje pune në Shqipëri.
Majlinda, një studente në Gjermani, tregon për motrën e saj: ?Motra ime përfundoi me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjekësisë dhe punoi rreth dy vjet në një nga spitalet private të Tiranës. Kjo qe një kohë e mjaftueshme për të bërë një kurs intensiv të gjuhës gjermane, për të marrë një eksperiencë dhe për të vendosur lidhjet në Gjermani. Aktualisht ajo punon në një spital në Gjermani.?
E shprehur në segmente kohore 17 % e studentëve dëshirojnë të migrojnë brenda vitit, 69 % brenda 5 viteve të ardhshme dhe 12 % thonë pas 5 viteve. Në rast se u besojmë këtyre shifrave atëherë masa e studentëve shqiptarë synon të emigrojë nga Shqipëria në afat të shkurtër dhe të mesëm.
Rezultatet e anketës tregojnë se ekziston një diferencë shumë e vogël në dëshirën për emigrim ndërmjet studentëve femra (79.4%) dhe meshkuj (78.1%). Historikisht emigrimi shqiptar ka qenë i udhëhequr nga meshkujt, ndërsa femrat pasonin në një periudhë të mëvonshme nëpërmjet bashkimit familjar ose martesave. Ky tregues i emigrimit potencial, pak më i lartë tek femrat (+1.3 pikë përqindje) në krahasim me meshkujt (çka vërehet edhe në studime të tjera për të rinjtë), tregon edhe shkallën e lartë të iniciativës, emancipimit dhe pavarësisë të studentëve femra.
Degët që synojnë emigrimin më të lartë
Synimi për të emigruar është më i lartë te disa grupe studentësh në fusha të caktuara, si studentët e mjekësisë (91.5 %) dhe infermierisë (83 %), të informatikës (84.4 %), të inxhinierisë (79.2 %) dhe arkitekturës, çka shpjegohet me mundësitë më të mëdha të punësimit në vendin e dëshiruar të emigrimit.
Tendenca e lartë e emigrimit potencial, sidomos për disa grupe studentësh të fushave të caktuara, përbën një shqetësim dhe duhet të tërheqë vëmendjen e gjithë shoqërisë. Kjo mund të rrisë mungesat në segmentin e sipërm të disa profesioneve shumë të nevojshme në Shqipëri, sidomos në mjekësi, thotë Gëdeshi.
Një vrojtim i realizuar në vitin 2018 tregoi se gjatë 5 viteve të fundit rreth 13 % e stafit mjekësor kishte emigruar nga Shqipëria dhe se numri i atyre që emigrojnë çdo vit është i barabartë ose më i madh se sa numri i mjekëve të rinj që diplomohen në Universitetin e Mjekësisë./Monitor
Mjeku infeksionit, pëllumb Pipero ka reaguar lidhur me skand...
Bashkëshortja e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, Aurela Bas...
Mbremjen e djeshme disa zona të vendit u zbardhën nga bora.A...
Përfshirja e të miturve dhe adoleshentëve në krime të ndrysh...
Nga sot vendi do të përballet me temperature të ulëta dhe mo...
Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshje të dëborës në zonën ...
Gjatë ditës së sotme parashikohet mot me alternime kthjellim...
Gjatë ditës së nesërme parashikohet mot me alternime kthjell...
Dhimbje muskujsh, lodhje, probleme psikike: Sipas një studim...
Vaksinimi anti-Covid po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme në...
Nëse ke mbaruar shkollën e lartë, ke më shumë mundësi që të ...
Ditën e sotme moti për vendin tonë parashikohet me vranësira...
Një defekt në linjën e tensionit të lartë 220 KV të OST-së, ...
Ditën e nesërme moti për vendin tonë parashikohet me vranësi...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se p...
Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar probleme në rrjet...
Akademia e Shkencave e Shqipërisë i është përgjigjur disa pi...
Aktori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu ka treguar eksperien...
Aktorja e njohur Lisa Kujofsa prej disa kohësh jeton në Ital...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...