web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tre persona tentojnë të vjedhin dyqanin e celularit/ Përplasen fizikisht me efektivin

17 Janar 2021, 08:30, Kronika CNA

Tre persona kanë tentuar të grabisin një dyqan celularësh në rrugën ?Kongresi i Përmetit? në Fier. Ngjarja është regjistruar në orën 06:10, kur gjatë tentativës për vjedhje, grabitësit janë pikasur nga një efektiv i policisë që po shkonte për të marrë shërbimin.

Efektivi ka ndërhyrë, duke u paplasur fizikisht me të, ndërkohë që gjatë kohës së largimit kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Aktualisht vijon puna për kapjen e autorëve, ndërkohë që biznesi i dëmtuar mësohet se ka qenë në pronësi t shtetasit me iniciale R.C.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al





Lajmet e fundit nga