web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

12-vjeçarja në Ksamil denoncon njerkun/ Më ka përdhunuar prej 2 vitesh

16 Janar 2021, 08:03, Kronika CNA

Një e mitur ka denoncuar në policinë e Ksamilit njerkun e saj se e ka përdhunuar atë prej dy vitesh.

Vajza denoncoi se fillimisht ngacmimi seksual ka nisur me prekje dhe më pas është abuzuar seksualisht nga njerku i saj. Ngjarja ka nisur që kur vajza ishte 9 vjeçe, ndërsa abuzimi i fundit sipas vajzës nga njerku ka ndodhur më 4 janar 2021, ku dhe 12-vjeçarja mori guximin për të denoncuar rastin.

Menjëherë pas denoncimit, mësohet se policia ka arrestuar njerkun 39 vjeçar.

Për 39-vjeçarin gjykata vendosi ?arrest me burg? për akuzën e kryerjes së veprës penale ?Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur?./CNA.al





Lajmet e fundit nga