web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kompania e kualifikuar për identifikimin elektronik e akuzuar për manipulim/ Kulluri zbulon skenarin Rama-Basha

15 Janar 2021, 18:24, Politikë CNA

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kualifikoi sot kompaninë Smartmatic International Holding B. V. që do merret me identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre pas zgjedhor.

Por sipas Report Tv, Smartmatic është e njëjta komopani ndaj së cilës Sidney Poëell, avokati i presidentit të SHBA Donald Trump, lëshoi akuza për manipulim votash dhe ndryshimin e rezultatit përfundimtar në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës.

Për këtë ka reaguar edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, i cili ngre akuza ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Kulluri thotë se të dy për përgatisin identifikimin biomanipulativ të zgjedhësve dhe e cilëson Bashën si kukull të Ramës.

?Ja pra që PD propozon dhe Rama miraton identifikimin biomanipulativ të zgjedhësve!

Pasi Basha uroi i pari Biden megjithë qëndrimin e Republikanëve për zgjedhje të vjedhura, tani pranon kompaninë e akuzuar për vjedhje nga e djathta amerikane!

Kush është kukulla e Ramës dhe Establishmenti?!?, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga