web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha lë pa drejtues gjashtë qarqe/ Kush janë emrat e mundshëm

15 Janar 2021, 14:12, Politikë CNA

Në një kohë kur na ndajnë vetëm katër muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i PD, Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al janë gati 53 emra të cilët pretendohet që do jenë në vendet fituese, këtu përfshihen edhe aleatët e shpallur dhe ata në negocim.

Ndërkohë Basha ka lënë ende gjashtë qarqe të vegjël pa drejtues si dhe Korçën ku ende ka dilema.

Pritet që në Berat, drejtues qarku të jetë Tomorr Alizoti. Në Korçë janë në garë Eno Bozdo me Edmond Spahon. Në qarkun e Lezhës emri është Alfred Rushaj, drejtor i fushatës, por ai nuk ka pranuar. Ndërkohë ende në pikëpyetje ngelen qarku i Kukësit, për shkak se ish deputeti i zonës, Flamur Noka është në konflikt të vazhdueshëm me strukturat lokale.

Pritet që në Tiranë, Lulzim Basha të jetë vetë kryesuesi i listës. Një emër tjetër i ngelur pazbuluar është drejuesi i qarkut të Dibrës, ku aktualisht është deputet Xhemal Gjunkshi dhe Dhurata Çupi. Ndërkohë që emrat që përfliten dhe pretendohen janë Dhurata Çupi dhe Kreshnik Çollaku./CNA.al 

53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës





Lajmet e fundit nga