web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Habit Fatmir Mediu/ Do ja bëja hallall Ramës një mandat të tretë, por...

15 Janar 2021, 22:29, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka habur mbrëmjen e sotme me një deklaratë të bërë, teksa po fliste për zgjedhjet e 25 prillit.

Mediu tha se kryeministrit Edi Rama do t?ja bënte hallall një mandat të tretë, por sipas tij, Rama do që të jetë gjithmonë në pushtet.

Pjesë nga biseda në Vizion Plus:

Alban Dudushi: Në të gjitha zgjedhjet e mëpasme, opozita një nga shqetësimet dhe frikërat kryesore kishte manipulimin. Do manipulohen zgjedhjet nga pushteti. Dhe të njëjtën gjë thoni dhe tani dhe keni të drejtën tuaj për ta thënë. Mund ta akuzoni Ramën për çdo lloj historie për t?i mbajtur dhe një herë dhe natyrisht Edi Rama e do edhe një herë të tretë.

Fatmir Mediu: Ta donte për herë të tretë hallall, por e do përjetë.

Alban Dudushi: Atë nuk e dimë, por për herë të tretë është e sigurt që e do.

Fatmir Mediu: Ashtu si e analizoj unë?

Alban Dudushi: Për herë të tretë është e sigurt që e do./ CNA.al





Lajmet e fundit nga