web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vaksina anti Covid/ Rama tregon kontratën me Pfizer dhe kur do vijnë dozat e tjera

14 Janar 2021, 21:02, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama është shprehur se brenda muajit janar do të vijnë mbi 10 mijë doza të vaksinës Pfizer, dhe kjo sipas tij është një kontratë me kompaninë prodhuese.

Në një intervistë për ?Open? Rama u shpreh se ka marrëveshje edhe me një kompani tjetër, e cila së shpejti do të bëjë të mundur sjelljen e vaksinës.

Shefi i qeverisë tha po ashtu se edhe dozat e tjera do të vijnë në fshehtësi dhe pa zhurmë mediatike.

?Ne po presim vaksinën tjetër që del së shpejti. Ne kemi kontakte dhe komunikojme me Modernen, pra ka disa mënyrë. Pse sot është gjithë kjo rendje? Sepse kërkesa është marramendëse dhe prodhimi i ulët. Kategoria e opinionistëve të Aristotelit nuk besojnë në këtë gjë dhe nuk përfaqësojnë asgjë. Është marëveshje me Pfizer që brenda janarit do vijnë mbi 10 mijë doza vaksine. Do vijnë me kuaj supersonic nuk i kapin dot kamerat tuaja?, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga